Ari ka vazhduar rritjen përtej nivelit prej 1,500 dollarë për onz dhe argjendi tregtohet në nivelin më të lartë në 14 muaj. Të dy metalet e çmuara janë rritur prej perspektivës së dobët ekonomike në botë dhe ndërkohë që bankat qendrore më të mëdha kanë vazhduar uljen e normave të interesit.
Lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur gjithashtu kërkesën për aktive të mbrojtura nga rreziku. Ari mbeti i pandryshuar në 1,500 dollarë për onz në ditën e fundit tregtare të javës. Metali i çmuar është rritur me 4.2% gjatë javës dhe po tregon performancën më të mirë që prej Qershorit.
Argjendi i është drejtuar 17 dollarëve për onz, në rritje me 0.2%.
Metalet e çmuara zakonisht rriten në periudha të trazirave botërore dhe këto kanë qenë të dukshme së fundmi.
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr në tremujorin e dytë, duke rritur shqetësimet. Investitorët i janë drejtuar fondeve të listuara në bursë të mbështetura në ar, ndërkohë që zotërimet prekën nivelin më të lartë që prej Marsit 2013 gjatë javës.