Nga pedonalja e Himarës ku u cel edicioni i dytë i Mjalt Fest, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi tha se festat lokale shumë shpejt do të kthehen në pika ku do të ketë ekonomi për prodhuesit e zonës, të cilët ofrojnë produktet e tyre për turistët e shumtë që frekuentojnë Himarën dhe të gjithë Shqipërinë.
Në ceremoninë e hapjes së panairit të mjaltit, ku ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, sipërmarrës të zonës dhe mjaft turistë, ministri Klosi theksoi se tashmë me ligjin e zejtarisë ka ardhur koha që pikat e rëndësishme turistike si Himara duhet të kenë vetëm produkte tradicionale shqiptare.
Prodhimet e zejtarëve të traditës janë mundësia e artë për të ofruar më të mirën e vendit tonë për turistët e shumtë që frekuentojnë Shqipërinë gjatë sezoni turistik.
Ministri theksoi se një nga produktet që turistët duan të shijojnë kur vijnë në Himarë dhe që duan ta marrin me vete është mjalti, produkt që në këtë zonë është disa llojesh, gjithashtu një nga produktet më të shitura në panairin e qytetit bregdetar.
Po për parkim si i bëhet në Himarë, se s’kishte vënd o shefa??!