Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.
Në portin e Sarandës gjatë muajve janar-korrik të këtij viti vihet re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike.
Drejtoria e portit të Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në muajt janar-korrik të këtij viti kanë ardhur 800 jahte turistike, 163 tragete turistike dhe 26 kroçera”.
“Duke e krahasuar me 2018 ka rritje të numrit të jahteve, si dhe dyfishim të trageteve turistike, pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar porti i Sarandës u vizitua nga 665 jahte turistike, 98 tragete turistike dhe 21 kroçera”, – tha Statha.
I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.
Vijne te furnizohen me karburant se eshte me lire se ne greqi dh ikin
Fiks fare. Begdeti shqiprar nuk ka asnje port per publikun.
Dakord. Po pse nuk shtoni që nuk paguajnë akcizën për naftën që furnizohen aty? Në këtë mënyrë kursejnë miliona lekë për udhëtimin e tyre.
Derdhin ujrat e zeza