Hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion lekë në Porto Romano

11 Gusht 2019, 11:50Kronika TEMA

Një subjekt është gjobitur me 41 milion lekë gjobë në Porto Romano, pasi u evidentua se hidhte në treg karburant pa akcizë.

Gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në këto magazina, u pa se gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë.

Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Dogana Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të parë dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit.

Ndërsa ministrja Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje.

Denaj: Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pikë ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës.

1 komente në “Hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milion lekë në Porto Romano”

  1. Moni says:

    Hahaha brenda magazines doganore….oo pikaaaaa….administrate leshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje