Rikthehet Beppe Grillo, paralajmëron Salvinin: Do ngrihem të shpëtoj Italinë nga barbarët e rinj

11 Gusht 2019, 08:30Bota TEMA

Pas “sherreve” mes dy aleatëve qeveritarë në Itali që po e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka reaguar themeluesi i lëvizjes 5 Yjet, Beppe Grillo duke paralajmëruar një lëvizje të re kundër aleatit qeverisës Lega Nord.

Do të ngrihem të shpëtoj Italinë nga barbarët e rinj. Nuk mund të lëmë vendin në dorë të këtyre njerëzve vetëm sepse besohet se pa ata nuk do të mbijetojmë” është shprehur ai.

Nuk ka munguar kundërpërgjigjia e Matteo Salvinit të Lega Nord që ka kërkuar votëbesim për të drejtuar i vetëm qeverinë. Ky i fundit ka thënë se “u jap llogari italianëve dhe jo Grillos”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje