VIDEO: Nisin punimet për stadiumin e ri në Kukës, çmontohen stolat dhe fusha me bar artificial

11 Gusht 2019, 17:45Sport TEMA

Kanë nisur prej disa ditësh punimet për stadiumin e ri të Kukësit.

Kompania nënkontraktore ka hequr fushën me bar artificial, e cila ishte në gjendje të degraduar, ndërsa procesi vijon me çmontimin e stolave te vjetër.

Punimet kanë prekur edhe pjesën rrethuese të fushës, me heqjen e murit.

Edhe instalimet elektrike po hiqen, për t’i hapur me pas rrugën shembjes së tribunave të vjetra.

Stadiumi i ri i Kukësit do të ketë kapacitet 8 mijë vende.

“Video gjatë ⚒punimeve për ?rikonstruksionin e ? stadiumit “Zeqir Ymeri”?

Pas 1⃣5⃣muajsh zhvillojmë ndeshjet Kombëtare dhe ato kontinentale në Kukës ??✅”- shkruan klubi i Kukësit teksa poston videon. (TemA)

4 komente në “VIDEO: Nisin punimet për stadiumin e ri në Kukës, çmontohen stolat dhe fusha me bar artificial”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk eshte problem tu ndertosh klubeve te futbollit stadjume nga ndihma e buxhetit te shtetit.. Problemi eshte qe pronaret e klubeve duhet te jene fitues qe mos te kete nevoje per nderhyrjen e shtetit.. Futbolli ne Shqiperi po ta menaxhosh si duhet, del me fitim.. Pronaret duhet te bejne investime te zgjuara dhe te heqin dore nga qokat qe prishin imazhin e lojes.. Kuksi ka tifozllik te mire si gjithe qytetet e tjera dhe po ta trajtosh futbollin me pasjon, leket vijne vete qe stadjumin ta ndertosh vet..

  2. mateo says:

    Fillim i mbarë,gjysma e punës.

  3. u dhime duke qesh says:

    Punime me cekic dhe vare ? ? ?

  4. ec perpara me koken larte ,jo me bythen larte says:

    nderojani dhe emrin se nuk eshte ne lindjen e mesme, bejeni europian ate qytet se ka ngelur ne epoken otomane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje