“Fazë e re e shtetbërjes”, Rama i vendosur: Aksioni anti-informalitet do vazhdojë deri në qershor 2021

12 Gusht 2019, 14:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se aksioni anti-informalitet nuk është një fushatë por do të vazhdojë në Qershor 2021

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur videos nga Saranda ku u përqëndruan këtë herë kontrollet në hotelet që abuzojnë me shtetin dhe qytetarin, Rama shprehet se ky aksion është fazë e re e shtetbërjes.

“Në Sarandë, me forca të përqëndruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme, Delina Ibrahimaj, për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt!

Shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021?”- shkruan Rama teksa poston videon. (TemA)

4 komente në ““Fazë e re e shtetbërjes”, Rama i vendosur: Aksioni anti-informalitet do vazhdojë deri në qershor 2021”

  1. TOMAS says:

    DERDIMEN! SHTETI KA LIGJE PER TAXAT.VETEM ZBATOI.KETE PUNE PO BEJNE ZONJAT E NDERURA DHE KJO PUNE NUK BEHET ME AKSIONE E FUSHATA SEPSE NUK JE KRYETAR KOPERATVE DHE MOS JEP AFATE SE TREGON VETEN INJORANT SI KRYEMINISTER.ZBATIMI I LIGJIT ESHTE DETYRUESHEM PER KEDO ,NDRYSHE KA FORCE DETYRUESE ,TI E DI SHUME MIRE KETE.EDHE NE KOHEN E KRISHTIT NJEREZIT SIDOMOS BISNESET NUK PAGUANIN ENERGJINE ELEKTRIE,UJIN,PLEHERAT DHE NUK CANIN KOKE TE PAISESHIN ME APARATE RREGJISTRIMI PER SHITJET,PO AI U THA:JEPINI CEZARI C’FARE I TAKON ATIJ.DHE BISNESET U BENE TE URTA DHE GJITHE QEJF PAGUANIN TAXAT.

  2. Loni says:

    Po pastaj? Pa taksa? Deklarata pa lidhje…

  3. Poli says:

    Nuk ka cben….administraten e shkaterroi me Brisa e Vasilikera….nuk la specialist pa hequr…e normal nuk mblidhen taksat….se kollaj te konttollosh kasat …po ndermarjet e medha kush i kontrollon..kta specialistet freshista me Kristal qe ka.

  4. Brryli says:

    Po pastaj, po pyesin gjithe shqiptaret……..
    Ska pergjigje Rahmuti se do kete fleterrufe me pas….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje