“Traktet” në qytet, reagon Valdrin Pjetri: S’jam un e keqja e Shkodrës, s’kam abuzuar me fonde publike. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara

12 Gusht 2019, 14:35Politika TEMA

Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri ka reaguar për shpërndarjen e disa pankartave me nënshkrimin “Narko Valdrini Jashtë Bashkisë”.

Ai shprehet se pankartat e shpërndara nëpër Shkodër nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.

Ai rithekson se nuk është pjesë e asnjë abuzimi, pasi ai nuk ka shpërdoruar fonde publike.

“Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.

Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.

Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.

Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.

Qentë le të lehin, karvani ecën perpara. Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.”- shkruan Pjetri në facebook. (TemA)

7 komente në ““Traktet” në qytet, reagon Valdrin Pjetri: S’jam un e keqja e Shkodrës, s’kam abuzuar me fonde publike. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”

  1. tori says:

    Futeni ne burg ato qe shperndajne trakte.Hajdutat e Bashkis me mashtruesit e Shqup-it jane mobilize per t`a baltos figuren e prefektit te sapozgjedhun.Tipike veprime vagabondash te PD qe Shkodra I njeh mire.Asnje leshim.PD do ikin nga drejtimi I Shkodres,ajo mjaft ka vuajtur nga ato

  2. Malo says:

    Oooo kaaaarvan ashtu je Edhe ti si qenet Rilindas..

  3. tori says:

    komunistat kan shpernda trakte ne Shkoder.Nuk bahen njerez kurre jo ato “komunista” democrat te PD

  4. gjergji says:

    Malush o Rapatush e paske lexu manifestin komunist.Librin e more ne Shqup apo ta dha Bardhi.Neser mrama edhe ti do hedhesh trakte?

  5. Arber says:

    Po mor z MALOOOO shife Shkodren si esht katanis te placin syte pastaj futja pordhes e gri sallate.Shkodra meriton me shume .

  6. gjergji says:

    Nuk e di si e ke emnin Malo,maluk apo malcor!Edhe ti je pjese e njesitit guril pd me seli Shqup-in.Aferim,aferim.

  7. Malo says:

    Po cfar ju preku kaq shume more,une ad ju shava thjeshte thashe Qenet Rilidas,ata hane nga ata qene qe duan te ngjallin Komunizmin,Po ju ka prekur kjo une jua sqarova???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje