Fran Frrokaj kundër "aksionit" të PD: Nuk do bëj rezistencë për lirimin e bashkisë

13 Gusht 2019, 14:33Politika TEMA

Kryebashkiaku në ikje i Llezhës Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do të bëjë rezistencë në lirimin e bashkisë.

Në një prononcim për mediat Frrokaj është shprehur po ashtu se nuk do e presë në zyrë Pjerin Ndreun, teksa e cilëson 30 qershorin farsë.

Demokrati ka shtuar më tej e nuk do të ketë as protestë pasi nuk do të lejojë të baltosë punën e tij 16-vjeçare.

Nderkohe, ka theksuar se ‘nuk u bë qameti se humbën disa bashki’.

“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. 

Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë.

Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij.

 Dua t’i uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”, deklaroi Frrokaj.

1 komente në “Fran Frrokaj kundër “aksionit” të PD: Nuk do bëj rezistencë për lirimin e bashkisë”

  1. luani usa says:

    z.Fran Frrokaj jeni liruar nga gjykata per pervetesim te pronave ne bregdet dhe korrupsion per ate nuk do rezistoni ne lirimin e bashkise me kete ne Shqiperine e anarkisedhe kaosit mafia politike te majte dhe djathte te gjithe jeni te korruptuar dhe hajdut qe keni shkaterruar dhe varferuar vendin dhe popullin..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje