Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një video ku shpjegon se si do të funksionojë dhe tranformohet Gjykata Kushtetuese falë reformës në drejtësi.
“Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë”, thyhet në mesazhin e postuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.
“—-️ | Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. (TemA)