Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 35-vjeçarja

11 Gusht 2019, 18:14Kronika TEMA

Një 35-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10, në afërsi të fshatit Varibob.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35-vjeçaren E.K.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin E.A dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Informacion paraprak  i policisë:

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje