Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë një 56-vjeçar

11 Gusht 2019, 14:38Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës në kryeqytet.

Në pranga është vënë 68-vjeçari me inicialet J. V., i cili akuzohet për plagosjen e 56-vjeçarit me inicialet F. L.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ ‘shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J. V., rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F. L., 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë).

Shtetasi F. L., pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

4 komente në “Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë një 56-vjeçar”

  1. Zdravko says:

    Skiptari este koka kari tyrkie

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    gezuar kurbon bajromin o muslims ”toleranta”………..!

  3. Shvejk says:

    Ne koder Kamez jo ne Tirane or taj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje