Nisja e procesit të vettingu-t në mars të vitit 2018 i ngjalli shqiptarëve shpresën për një sistem drejtësie të pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.
Por ku ndodhet gjyqësori 1 vit e gjysmë nga ekzistenca e procesit të rivlerësimit?
Deri në fund të korrikut 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka firmosur 188 vendime në total.
Filtrin e trefishtë në pasuri, figurë e profesionalizëm e kaluan me sukses 81 gjyqtarë dhe prokurorë.
Ata ia dolën të provojnë para Komisionit se kishin pasuritë pastër dhe zero kontakte me botën e krimit.
67 të tjerë u ndëshkuan më përjashtim nga sistemi, ndërsa 1 u kthye në Shkollën e Magjistraturës, raporton A2.
“Mëkati” më i shpeshtë i të larguarve ishte pasuria e pajustifikuar.
Në disa raste, KPK gjeti edhe lidhje me elementë të inkriminuar.
Asnjëri prej tyre nuk u pajtua me vendimin, duke e kundërshtuar në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku të paktën 30 prej tyre dështuan.
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e konfirmimeve janë ankimuar nga Komisioneri Publik.
Në 17 muaj, vetting-u nxori nga funksioni dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Në Kushtetuese procesit i shpëtoi gjyqtarja Vitore Tusha.
Në Gjykatën e Lartë triumfoi Ardian Dvorani.
Në shkallët më të ulëta, dosjet e të larguarve janë rishortuar te kolegët në detyrë.
Kjo përkthehet në ngarkesë më të lartë pune për ta dhe me gjasë më shumë vonesë në dhënien e drejtësisë për qindra qytetarë.
60 te perjashtuar e 80 te rivendosur. Merre me mend.pfffffff