Edhe Kosova pritet që të implementojë pagesa për shfrytëzuesit e autostradave.
Por për dallim prej taksës në “Rrugën e Kombit” ku kosto është shumë e lartë dhe joreale për standardin e qytetarëve, kosto e autostradave në Kosovë do të jetë më e vogël dhe vetëm do të jetë e mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugëve, shkruan gazeta Express.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Gjithsesi, zëvendësministri Rexhep Kadriu thotë se aplikimi i kësaj takse nuk do të fillojë këtë vit, pasi që fillimisht do të kryhet studimi i fizibilitetit.
“Jemi duke punuar në studimin e fizibilieteti në vendosjen e biletave për pagesë të autostradave.
Faktikisht nuk do të ndodh këtë vit, vitin e ardhshëm të shohim se deri ku po mbërrijmë në këtë situatë me kry studimin e fizibilitetit dhe me pa sa do të jetë kostoja”, thotë Kadriu për lajmi.net.
Ndërkohë sa i përket pagesës së kostos, Kadriu shprehet kështu:
“Kurrsesi nuk do të jetë sa e Rrugës së Kombit, ne do të shkojmë me kosto minimale sa të mbulojmë shpenzimet e mirëmbajtjes”
Për taksën në “Rrugën e Kombit” ka pasur kundërthënie të shumta.
Unë nuk e kuptoj se si nje rrugë kombetare ku hidhen me miliona euro të shkosh me makinë lart e poshtë dhe mos paguash.Kapitalizmi edhe të dhjesësh me nder duhet të paguash.Gjithë ato pare që janë hedhur aty kush do ti paguajë?Të vdekurit?Deshit kapitalizëm ky është pagoni dhe rini rehat.Shqiptarët jetojnë në kapitalizëm dhe duan si në komunizëm mos paguajë.Në kapitalizën kush ka pare ka makinë kush nuk ka ska makinë nuk paguan për rrugët.Të shkosh nga Athina në Korçë duhen 39,7 euro taksë rruge për makinat e vogla së të mbëdhatë mund të vene dhe më shumë.Doni kapitalizëm,doni rrugë të mira.doni makina,doni të bëni qef shtërngoni prapanicën paguani dhe bëni qef…