FOTOT/ Kina, gati të ndërhyjë ushtarakisht në Hong Kong: Tanket kinezë mbushin stadiumin pranë kufirit

15 Gusht 2019, 08:29Bota TEMA
FOTOT/ Kina, gati të ndërhyjë ushtarakisht në Hong Kong:

“Qeveria kineze po transferon trupat në kufirin me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë”.

Kështu deklaroi gjatë së mërkurës presidenti Amerikan Donald Trump, duke u përfshirë edhe ai në klimën e tensionuar që është shkaktuar nga protestat në Hong Kong.

Ndërkohë, satelitët kanë kapur pamje të tankeve dhe kamionëve ushtarakë që kanë mbushur stadiumin në Shenzhen, pranë kufirit me Hong Kongun.

Zyra Ndërlidhëse e Kinës në Hong Kong dënoi protestat e dhunshme dhe tha se ata që marrin pjesë në to nuk kanë asgjë ndryshe nga “terroristët”.

Protestuesit dhe policia u përleshën mbrëmjen e kaluar në aeroport pas tubimeve që paralizuan atë për dy ditë, ndërsa ditën e sotme check-inet u rihapën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje