Rama citon përkrahësen e Bashës, Konjari: Teatri Kombëtar është mbi partitë

15 Gusht 2019, 19:26Kulturë TEMA
Rama citon përkrahësen e Bashës, Konjari: Teatri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me citimet e aktorëve të njohur sa u përket qëndrimit të tyre mbi Teatrin Kombëtar.

Ai shkruan se Suela Konjari i përket gjeneratës që doli në skenë në vitet e vështira të ndryshimit të sistemeve dhe spikati me rolet e saj përpara publikut të Teatrit Kombëtar.

Sipas Ramës, në çështjen e shumëdebatuar të godinës së teatrit, ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror

Konjari njihet si mbështetëse e protestave të Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.

SUELA KONJARI:

Kur mbaron një shfaqje teatri, melodia e parë që vjen për aktorin në skenë janë duartrokitjet e publikut.

Me këtë dua të them, ju ftoj të gjithëve, veten time të parën, ju dhe gjithë kolegët e mi, edhe specialistët, që t’i tejkalojnë bindjet partiake, teatri është mbi partitë.

Shpresoj shumë dhe do të dëshiroja që të arrihet një gjuhë e përbashkët sepse çelësi sekret për t’i zgjidhur problemet në këtë botë kaq të ndërlikuar ku jetojmë, është thjesht dashuria, ta dëgjojmë dhe besojmë njëri-tjetrin.

Teatri na jep mundësinë që ta duam njëri-tjetrin dhe ta besojmë. Shpresoj që të arrijmë më të mirën e mundshme.

3 komente në “Rama citon përkrahësen e Bashës, Konjari: Teatri Kombëtar është mbi partitë”

  1. degjoni says:

    Kete kokeqethuren nuk e njohe, por persa shoqerohet me dy hajdute dhe kriminele qe zgerdhihen , akoma te pa denuar, nuk me pelqen.

  2. Pandeli Majko says:

    eshte mbi partite thote Edi edhe per sistemin e drejtsise por duket se teatri ben perjashtim.

  3. Laik says:

    Nuk me rruhet shume per teatrin zonja Pidhari, (keshtu perkthehet nha spanjisht). Eshte fjala se kush ka guzim te marre vendim per tjetersimin e objekteve publike, qofshin teatra, parqe apoyo ku di une.
    capishi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje