Greqi, shqiptari akuzohet për përdhunimin e 14-vjeçares britanike që kishte shkuar për pushime

16 Gusht 2019, 19:06Rajoni TEMA

Një shqiptar që punon në një hotel në Korfuz të Greqisë, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare, shtetase britanike.

14-vjeçarja, e cila ndodhet në ishull për pushime me familjen e saj, ka denoncuar 32-vjeçarin shqiptar.

Vajza ka thënë në polici se shqiptari e joshi dhe më pas abuzoi me të në një dhomë të hotelit ku ajo po qëndron.

Nga ana tjetër, 32-vjeçari ka mohuar para hetuesve akuzat e bëra nga e mitura.

Sipas shtypit grek, që i referohet burimeve policore, shqiptari ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me 14-vjeçaren, por nuk ka abuzuar me të dhe gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar.

1 komente në “Greqi, shqiptari akuzohet për përdhunimin e 14-vjeçares britanike që kishte shkuar për pushime”

  1. ¬ says:

    Përdhunimet, vrasjet, vjedhjet që ndodhin në Greqi, i mbajmë ne të Shqipërisë mbi supe që prej 1992. Shtet racist. Rroftë Turqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje