BE bën thirrje për dialog në Hong Kong

17 Gusht 2019, 16:39Bota TEMA

Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong Kong, në një deklaratë të shefes europiane të diplomacisë, Federica Mogherini të publikuar sot.

“Është thelbësore që të jepen prova përmbajtjeje, të kundërshtohet dhuna dhe të merren masa urgjente për të qetësuar situatën”, deklaroi Mogherini në këtë komunikatë.

Mijëra manifestues pro demokracisë dolën sërish sot në Hong Kong gjatë një fundjave test për popullaritetin e lëvizjes së tyre, ndërkohë që rritet frika mbi qëllimet e Pekinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje