Media botërore raportoi për uljen dramatike të Airbus A321 të kompanisë ajrore ruse Ural Airlines, ku fati qe me ata dhjetra pasagjerë, të cilët, edhe pse u ballafaquan me një realitet në kufirin e fundit mes jetës e vdekjes, kjo e dyta nuk i kapi dot. Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër. Ulja u vlerësua si mjeshtërore.
Asnjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos apo u lëndua, megjithëse disa kërkuan kujdes mjekësor.
E gjitha i është dedikuar shkathtësisë së pilotit Damir Jusupov, i cili ka ngjallur admirim në të gjithë Rusinë për shpëtimin e atyre jetëve njerëzore që ndodheshin brenda. Svetlana Babin dëshmoi që pasagjerët e duartrokitën atë, dhe kryeministri rus Dimitry Medvedev shpalli çmim shtetëror për Jusupovin dhe bashkëpilotin George Murzin.
Kështu që Damir Yusupov u bë një hero i Rusisë, dhe mediat u përpoqën të zbulojnë më shumë rreth tij.
E përditshmja Moskovskij Komsomolets shpalosi karakterin dhe punën e Damir Jusupovit përmes dëshmive të miqve të tij.
Ata që e njohin Damir Jusupov, kapitenin i aeroplanit Airbus A321, flasin me një zë: ajo çfarë ndodhi, aftësia dhe zhdërvjelltësia e tij, është plotësisht në përputhje me karakterin e tij, citoi gazeta miqtë e tij, duke shtuar detaje:
Para se të bëhej pilot, Damir punoi si avokat dhe jetoi në Sizran, në rajonin e Samarës. Rinat Sharafutdinov, miku dhe kolegu i Damirit, tha se ishte një njeri familjar me vlera të larta, një besimtar musliman siç i takon në cilësi e virtyte.
“Damir Jusupov punoi si avokat, dhe për shumë vite ai ishte nënkryetari i një shoqërie për autonominë kulturore kombëtare tatare të rrethit të qytetit Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov, i cili e pasoi atë në post.
Sizran është një qytet me rreth 170 mijë banorë. Shumë e njohin mirë Damirin. Ai është një personi i besueshëm, fisnik dhe i sinqertë. Njeriu mund të mbështetet tek ai në gjithçka. Përgjithësisht, një musliman i vërtetë – shkruan Moskovskij Komsomolets.
Damir është një njeri me intelekt të shkëlqyeshëm por i qetë. Askush nuk e kujton që ai t’i ketë ngritur zërin dikujt – thonë të njohurit e tij. E nga ana tjetër, te ky 41-vjeçar pati një forcë të jashtëzakonshme të brendshme, gjë që e çoi drejt një veprim heroik.
Nga ditët e djalërisë ai ëndërronte për qiellin sepse babai i tij ishte gjithashtu një pilot që fluturonte me një helikopter Mi-8. Sidoqoftë, në moshë të re ai nuk iu nënshtrua provimit mjekësor për një pilot, kështu që u diplomua në shkollën e drejtësisë, duke punuar si avokat për shumë vite.
Ai e arriti ëndrrën e tij në moshën e rritur: Në vitin 2013, ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Aviacionit Civil të Shën Peterburgut, dhe menjëherë pas diplomimit, nisi punë në Ural Airlines.
“Meqenëse Damir është besimtar musliman, komunikuam me njëri-tjetrin disa ditë më parë, duke u uruar për Kurban-Bajram. Megjithëse u transferua në Urale për shkak të punës së tij, ai shpesh vinte në Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov. (tesheshi)
Damir Jusupovi dhe Gjergj Murzini e meritojne plotesisht vleresimin qe iu beri Rusia, po aq edhe admirimin e qytetareve te botes. Молодцы!
Thashë edhe unë, ç’e gjeti (gazetën) Meron, që shkruan pozitivisht për një rus…?! Kur lexova shkrimin, e kuptova “hollësinë”…! Ju e gjeni dot…???!!! Këta kulishët e tu, pse nuk i botojnë komentet e mia, apo u vret sytë shkrimi egzakt e pa gabime i shqipes…, sepse janë mësuar me zhargone të pista, rrugaçësh analfabetë me gjysma rrokjesh, si gjuhë arabe…!!!
Bravo Kapiteni Jusupov !
Te gezon dhe te perlot nga gezimi kur degjon nje lajm te tille
Me te vertete Piloti esht treguar gjenial dhe e meriton titullin hero
Urime urime !
Meriton çdo gjë. Nderim botëror për këtë pilot, jo vetëm të aftë profesionalisht, por njerëzor! Sa e çmuar është kjo fjala NJERËZOR kur e meriton! Nuk ka çmim që ta vlerësojë!
I lumte.
Respekt per heroin me te ri.
Shkolla e aviacionit Rus, ne traditen e korifenjve te aviacionit te modelit Valeri Çkallov apo Jurij Gagarin,, vazhdon te nxjerre pilote te klasit te pare.
Perulem me dashuri e respekt.
Lan Xhabija – Sot, pothuajse te gjitha shkollat e aviacionit ne bote kane te njejtin sistem. Pilota ka e gjith bota. Historija e aviacionit boteror ka shembuj heroizmi te pa numerta te pilotave nga te gjitha shkollat dhe nacionalitetet e botes. Pa dasht me zh’vlersu shkollen Ruse, mendoj se heroizmi qe tregoj piloti ne fjale , i dedikohet kurajos dhe gjakftohtesise se pilotit, dhe jo shkolles ku ai u kualifikua. Shkolla te pregatit teknikisht, pra profesionalisht, e te tjerat mvaren nga personaliteti i individit.
Pra, kete heroizem e meriton vetem piloti, e jo shkolla qe e nxori ate.
Te gjith nacionalitetet kane pilota heronj. Heroizmi i tyre mvaret tek fuqia e shtetit per me marre permasa nderkombetare.
Bravo i qofte pilotit Damir Yusopov.
,
E c’randesi ka se cfar karakteri, personaliteti apo besimi fetar ka ky pilot ? E kush do te flasi per keto komponente ne t’ardhmen ? Askush.
Ketu nuk hyn ne pune biografia e tij, por akti i tij, kurajo e tij . Ky pilot shpetoi 233 jete njerezish. A duhet njeriu me pas ndonje kriter tjeter ma pozitiv me meritu titullin HERO ?
Kot nuk thone : Heroizmi asht perqendrimi ma i shkelqyer i kurajos .
I meriton të gjithë superlativat nga shteti dhe shoqëria ruse, ashtu si dhe nga të gjithë komentet këtu. Kjo lloj fryme dhe admirimi sigurisht ua mbyll gojën, ca tipave cinikë që mezi presin të thonë ndonjë broçkull si: E mo se për kokën e tij e bëri!!…