Jarit i ka mbritur sot një letër e çuditshme nga Hollivudi ku i kërkohet të mësojnë më shumë hollësi rreth Kokëdhimës së Qeparoit dhe mundësisë për të gjetur ndonjë personazh të ngjashëm me të.
“I nderuar Jari!
Duke besuar tek aftësitë e tua si ish President, shpresojmë të na jepni një panoramë bindëse të personazheve të tipit Kokëdhima që mund të gjejmë në Shqipëri, për të pasuruar brigadën e filmave “action”, pasi aktorët e vjetër po na largohen se janë plakur. Në një rast të ngjashëm kur ne kishim një skenë filmi të tillë, asnjë aktor nuk e mori përsipër. Duke shpresuar tek ndihma jote, jemi në pritje.”
Jari u gëzua shumë për vlerësimin që i bëri Hollivudi, duke përzgjedhur atë si rekomandues dhe vendosi t’i kthejë përgjigje.
I nderuar producent!
E pashë skenën e Kokëdhimës në Qeparo dhe ndryshe nga ju unë u trishtova, pasi ai vërtet është një njeri i famshëm për ju, por nuk i përket partisë sonë, por kundërshtarëve tanë. Sa për dijeni Qeparoi është fshat i Xhorxh Tenet që ka qenë Shef i CIA-s, dhe e ka në gjak aksionin. Teneti e ka pasur mbiemrin Koka. Këta i kanë shtuar dhe një të “dhimë”.
Unë njoh vetëm një kushëri të tij, që më parë ka qenë si komandant tek ajo partia kundërshtare, ndërsa tani është bërë me ne. Nëse e do atë mund t’ua rekomandoj, por ai nuk është për aksion personal vetë. Ai është hipnotizuesi i aktorëve. Ju mund ta merrni atë t’u bëjë seanca aktorëve para aksionit dhe ke për të parë se si gjithë aktorët do të mund të bëjnë skena dhe më të rrezikshme se ajo e kushëririt të tij. Është aq i aftë të hipnotizojë, sa partia jonë, e ka dënuar duke e hequr nga deputet me Gjykatë Kushtetuese dhe tani ai është mik me partinë tonë.
Falë aftësive të tij dhe fisi i tij i hipnotizuar prej tij, ka mundur të avancojë në artet marciale dhe skenat me aksion si ajo që keni parë në video me spanjollët.
Shpresoj që pas ndëshkimit që do t’i japë qeveria këtij tipit, ai mund të kalojë me ne dhe pastaj unë do t’iu lidh me të.
Me respekt, Jari!
Tallemi ne , por prit kur ta marrin vertet si dublant langaraqin, qe kur i mbaruan fuqite, filloi ti lutej duke qare mbaje mo mbaje.
Spanjollet kete kokedhimin do e rekrutojne per tu ndeshur ne demat e spanjes se I ploteson te gjitha kushtet, dhe me tu dhjere ne breke muti do I marre shalet dhe do bjere ne toke dhe demat do rreshqasin