Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varrosë 4 varrexhinjtë e Shqipërisë

17 Gusht 2019, 10:48Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatrruar memorialin e turqve të vrarë nga grushti shtetit kundër Erdogan.

Unë isha ndër të parët që shkrova dhe denoncova marrëveshjen PS-PD për ngritjen e këtij memoriali dhe jam sërish i pari që denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet: “Dhuna kundër varreve”.

Të shkatërrosh varret nuk ka qënë dhe as do jetë traditë shqiptare por thjesht një frymë barbare.

Eshtrat e viktimave të luftës politike në turqi nuk kanë asnjë faj pse Rama-Berisha-Basha-Meta janë pa integritet, pa moral, pa atdhedashuri, pa përgjejgjshmëri, pa karakter dhe pa skrupuj.

E keni parë si hesht Sali Berisha që s’lë idiotizëm pa publikuar në facebookun digital?

E keni parë si hesht Meta që s’ka lēnë qen e mace pa dal foto në majë maleve dhe shkurreve këtë verë?

E keni parë si hesht Basha dhe luan me dy porta duke dërguar anëtarin e kryesisë dhe sekretarin me jashtë në varreza për solidarizim me Partinë Socialiste?

E keni parë si hesht Edi Rama për memorialin dhe del çdo mëmgjes foto nga bregdeti Jon?

Mos guxoni ti prekni varrezat turke se nuk e ndryshojnë ato Shqipërinë. Mos i prekni as varrezat turke dhe as greke.

Mos sulmoni lapidarët bullgar apo serb.

As tabelat maqedonase nuk na e kanë fajin.

Mos u ankoni për sheshet amerikane apo ruse në Bathore apo Kuçovë!

Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.

Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.

Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet.

Gjergj Kastrioti nuk luftoi kundër varreve turke por kundër një perandorie sulltanësh! Varrosni sulltanë që të shpëtoni Shqipërinë!

22 komente në “Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varrosë 4 varrexhinjtë e Shqipërisë”

  1. Muco says:

    Ca thua mor cope idioti eshtrat ndodhen ne turqi,po ske faj ti , ti rrace turku je ta thote dhe mbiemri jot,y rrace e qelbur

    1. Verior says:

      Mucoooo ja ke fut kot lale! Natyrisht qe aty nuk ka varre, por nje pllake perkujtimore dhe ky Kreshnik torrollaku ja fut kot. Ketu po ke te drejte! Po ja fut kot kur thua se ai eshte turk dhe duket nga mbiemri. Mbiemri ka kuptim ne turqisht vertet (spahi=kalores), por ka qene perdorur nga persona te caktuar vendas, te cilet nuk ishin turq me origjine por vendalinj, te cilet u sherbenin turqve dhe si kembim u jepej e drejta e perdorimit te tokave.

  2. Sikur te kisha shitur dhe une fiq... says:

    Ke harruar pa permendur me te ndyrin, lali bythen.

  3. Lalka says:

    Kur flet ky i korriptuari koke e kembe. Ky monster me Bamke Qylollarin e shkaterruan sistemin e drejtesise duke marre mbi 150 mije euro per nje transferim dhe 400 mije per emerime ne Gjykate te larte. Ti duhet te ishe ne burg dhe te te sekuestroheshin pasurite (qe per ti mbrojtur, bere gjasme dhe divorc) se bashku me horrin e bulevardit qe hante pace me Gimin e Dires

  4. Lani says:

    Kesaj here e ke qare Kreshnik. Te lumte?

  5. popull says:

    Dakord, Kreshnik. Por ne shqiptaret nuk jemi te zotet te varrosim as edhe nje prej tyre, jo me kater. Vetem nje Avni Rustem diti t’i jape ate qe meriton sojit te ketyre te katerve.

  6. Lenci says:

    Pese me gjithe ty or Kreshniku i Spahinjeve!Se pari ato s’jane vorreza qe Ti tinzarisht kerkon qe ti etiketosh vandale ata qe do te protestojne te marten duke i cilesuar si shkaterues vorrezash!se dyti ata s’jane kater por pese me gjithe Ty e lukunine qe pasi e shkerdhuen e shkateruan kete vend!Shqiperia po ti ishte bere kaq sa ka bere qytetari e intelektuali Rama ne keto kater vite sot do ishte minimumi nje Zvicer e dyte!Ndaj Ju nuk keni as moral e as te drejte te flisni ne emer te popullit si pjese e ketij shkaterimi me makinacionet tuaja!

  7. 1962 says:

    Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve.

  8. Mare Nostrum says:

    Ai memorial duhet te shembet! Ai memorial nuk eshte varreze. Ai eshte memorial i nenshtrimit, i vasalitetit dhe i tjetersimit te identitetit. Te tjerat jane justifikime per ta lene ate kerme aty ku e kane vendosur.

    1. Kelmendi says:

      Me bukur nuk shprehet

  9. Roland says:

    Hera e parë qe flet shqip…. bravo …fix ..

  10. Doda says:

    Sot ke fol siç duhet , sot e ke justifikuar emerin tend me kte artikull , kur flet per varret Kreshniku e ka fjalen per memorialin o njerez , mos e keqkuptoni , mos u tregoni te trash dhe i merni gjerat shabllon , sot ke fol si shqiptar Kreshnik rrespekte.

  11. artiles says:

    Unë mendoj që ai monument duhet hequr.
    Rruga ligjore duhet të jetë ose me referendum, ose me venfim parlamenti, ose me vendim te gjykatès kushtetuese (per proceduren e ndjekur dhe institucionet/personat qe kane bere vendim-marrjen.

    1. Devolliu says:

      Zhdukja e atij memoriali nuk duhet bere me ligj,sepse ai nuk eshte ndertuar me ligj! Ai memorial eshte ndertuar”naten ne erresire”,prandoj edhe duhet te zhduket ne mes te dites,dhe fajtoret qe kane dhene lejen per tu ngirtuar ate ne mes te tiranes,duhet te ndiqen nga drejtesi dhe ti jeped denimi qe e meriton ai/ata. Shqiperia nuk eshte prone private qe te vendose dikush cdo gje edhe ate’here kur ajo eshte ne dem te shqiperise.

  12. vipa says:

    @ gazeta tema management:
    A mund te lejohen komente kaq banale
    Ska asnje person te rishikoj ato ?
    What a fuck!!!!!

  13. Sqepari says:

    O nastradin turk, jo varret por memorialin! Mos bej sikur i ngatrron pa dashur!

  14. Kendervica says:

    Po te jete me referendum ne popull jo vetem ai memorial por edhe ndertimi i varrezave greke ne Kelcyre e ne Bularat (ketij kanceri ne token arberore te Cercizit e te Selam Musait) do te nxirreshin menjehere jashte tokes sone.
    Memoriali duhet te hiqet me referendum e po kjo duhet te behet edhe per varrezat e tejrezikshme aneksioniste greke.
    Le te dalim qe sot e te mxjerrim jashte varrezat e huaja nga toka jone e shenjte per te cilen te paret tane kane derdhur aq gjak.
    A ka me shqiptare ne kete vend?

  15. Nositi says:

    Po nuk mjaftuan 500 vjet robëri nga ai sundim prapambetës, shkaterrues, grabitqar, korruptiv, pengues i zhvillimit e vrasës, që të bëjmë atë kujtesë, të turqve të rinj, frenues të përparimit si puna e këtyre bashiakëve të Tiranës. VELIAJ le të shesë fiq në Tartakutistan, ndërsa MAZNIKU le të bëhet imam në Tinglimajmunistan!

  16. Lali says:

    Ik mor legen edhe ti si ato te kater je ca na duhet ne ky memorial edi rama dhe veliaj ta bonin ne stamboll ne emer te qeverise shqiptare atje ku u vrane apo u vrane ke liqeni. Pu jeni te ghithe njesoj keni 30 vjet qe po e shkatrroni kete vend eshte bo shqipria si han. Shiteni sa ke greku dhe ke turku vetem per lek njerez pa krenari kombi

  17. spahiu i ri says:

    e nxorri koken nga ana e turkut ky.njesoj si ca gazeta ketu qe financohen nga turqia.skemi pse e ktheme vendin ne varreza e perkujtimore te turqve qe per me teper skane asnje lidhje me ne me ngjarjet e grushtit te shtetit.madje ai memorial duhet hequr urgjentisht po nga vete shteti pa pritur ndonje akt vandal mbi memorial sado qe mund te duket i justifikuar po qe sduhet te ndodhe.

  18. Arber Muzaka says:

    MEMORIALI I TURPIT DHE NENSHTRIMIT
    Te hiqet ky memorial qe ne cdo kendveshtrim nuk ka aspak te beje me Shqiperine – por ka te beje me diktaturen Islamike qe po mundohet te vendose qeveria Islamiste e Erdoganit ne Turqi duke shtypur te drejtat e njeriut te vete popullit Turk.
    Ata 251 Turq te rene gjate “grushtit te shtetit” ne Turqi (te perkujtuar gjoja ne kete memorial) nuk jane gje tjeter vecse veglat dhe sherbetoret e Erdoganit (jo te popullit Turk) qe u munduan te shtypnin me dhune e gjak protestat dhe levizjen per demokraci te popullit Turk.
    Nese Turqia do te ndihmoje me te vertete Shqiperine, ajo duhet ti ngreje monument ne Stamboll dhe Ankara mijera e mijera Shqiptareve deshmore te rene ne lufte kundra pushtimit barbar 500-vjecar te Perandorise Osmane ne Shqiperi si dhe qindra mijerave te tjereve te masakruar nga ushtrite Osmane gjate pushtimit 500-vjecar, si dhe mijera vajzave e grave Shqiptare te perdhunuara e rrembyera me dhune nga jeniceret Osmane e Turq per ti derguar ato ne Turqi e per ti kthyer ato me dhune e gjak ne skllave seksi ne haremet e sulltaneve mizore e me instikte shtazarake.
    Po ashtu Turqia nese do me te vertete te ndihmoje Shqiperine dhe Shqiptaret, duhet ti jape menjehere te drejtat e plota te njeriut dhe ato kombetare rreth 20 milione qytetareve Turq me kombesi Shqiptare qe jane plotesisht te shtypur tani ne Turqi, te beje gjuhen Shqipe gjuhe zyrtare ne Turqi, te hape shkollat dhe universitete ne Shqip ne tere Turqine, dhe ti jape te drejten per perfaqesimin e plote te 20 milione Shqiptareve ne Turqi ne qeverine dhe Parlamentin Turk.

    Dhe po ashtu Turqia (si pasardhese e Perandorise Osmane), duhet ti paguaje demshperbimet Shqiperise ne shumen deri 30 trilion dollare, per pushtimin shkatrrimtar 500 vjecar te Shqiperise nga Perandoria Osmane.

    Te rinjte Shqiptare per Kombin modern
    ———————————————————————————————————————————————————————–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje