“Iku me duar në xhepa, siç ikin të mirët”, Dash Shehi: Më fal Fatos, nuk munda të vij

18 Gusht 2019, 10:03Sociale TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka dedikuar një status prekës gazetarit Fatos Baxhaku, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Shehi e cilëson Baxhakun si bohemin e fundit i gazetarisë, që sipas tij iku duke lënë pas një mal me punë dhe pasion.

“Në kujtim të një miku të mirë. Më fal Fatos, nuk munda të vij. Jam pak larg. Por po të nis disa fjalë.

Iku Baxhaku. Iku i miri. Nuk ishte më i “zoti”, nuk ishte më i “shkathti”, nuk “ngjitej”, nuk “shkëlqente”, ishte thjesht i Miri. Ishte i sinqertë, ishte i ndjeshëm, ishte i vërtetë. Ishte thjesht Baxhaku. Ishte bohemi i fundit i gazetarisë. Të tjerët u bënë të famshëm, të pasur, të pushtetshëm. 

Të tjerët u bënë me studio, u bënë me redaksira televizionesh, u bënë me shoferë, me sekretarë, u bënë me vila dhe hotele. Baxhaku iku me duar në xhepa. Iku sic ikin të Mirët.

La pas një mal me punë dhe pasion. Bëri vepra që nuk i bëjnë dot të tjerët, sepse ishte më i vërteti, më i sinqerti. La në mes punë (sic është “Historia e Shqipërisë në ekran”) të cilat, miqtë dhe kolegët, studiot dhe sponsoret, e kanë për detyrë t’i përfundojnë për të respektuar kujtimin e një njeriu, që e desh profesionin e tij më shumë se veten e tij.

Ne të tjerëve do na mungojë. Do na mungojë tek “Books friends” me diskutimet e gjata për letërsinë dhe kulturën (se Baxhaku ishte i kulturuar: si Elbasanas dhe i biri i Profesorit). Do na mungojë me shakatë dhe historitë e qytetit tek “Kafe Viena” se Baxhaku kishte humor. 

Do na mungojë në Pogradec buzë liqenit, ku organizonte cdo vit një festival simpatik të filmit. Do na mungojë të gjithëve ky njeri i Mirë, që iku në qetesi, pa bërë zhurmë, pa bujë, pa shqetsuar njeri. Siç ikin të Mirët.”- shkruan Shehi. (TemA)

9 komente në ““Iku me duar në xhepa, siç ikin të mirët”, Dash Shehi: Më fal Fatos, nuk munda të vij”

  1. naim says:

    Dash:Fatosi ishte shkodran jo ma pak se elbasanas(nipi I V.Canges) e donte e e adhuronte Shkodren.I biri I te mirit professor SH.Baxhakut.Iku nga kjo jete sic ikin te miret.Ngushllime familjes.Te rroni e ta kujtoni

  2. Vertet nje njeri i mire. Dedikimi i z.Shehi njerezor. Nga jeta dhe vepra shembull per te qene i mire.

  3. Edi Durres says:

    Kuptoj Baxhakun se “… ishte ì kulturuar…”, dhe organizonte ” book friends” po ti c’hyn tek kjo kategori, ku Pervec hartimit, ben vetem pis nje figure umile dhe pa ambicie megallomaniteti.

  4. XheJ eN Bi says:

    Zoti Shehi ,shumë bukur e kini qëndisur shkrimin ,po mua më bie erë hipokrizi.
    E thoni dhe ajo është se FATOS BAXHAKU iku me duar në xhepa ,nuk bëri pasuri si “kolegët ” e Tij.
    Po ju nuk do ikni me duar në xhepa ,po si kolegët e Tosit ,të kamur e të dhjamosur.
    Të ishe mjaftuar me një shkrim brilant që lexova dje nga një ish nxënësit e tij.Ai po ,e ngriti atje ku i takonte ,jo ju……

  5. Dashi nuk ka patur kohe te shkoje se se linte gota e rakise.

  6. Tani says:

    Dash ti e bere pis kujtimin e tij.Rri atje ku je se kur ti ndjehesh,ben pis te vdekur e te gjalle.

  7. USA says:

    O dash nga larg keto i beri ustallare per te Genjyer vrare dhe vjedh largohu nga Tosi o dash se e ben Pis.

  8. Lani says:

    Kretari i partise LZHK????Cfare do te thote LZHK????Apo Lyrashi i Zheleve te K…it???.

  9. Shpiragu says:

    Zoti beri mire qe nuk te la t’i shkoje nga pas te nderuarit e te pagarruarit,Fatos Baxhakut. Me sjelljen , edukaten e diturine e tij ,te cilat i vuri ne sherbim te popullit, zoti e coi ne parajse. E po te te kishte marr edhe ty me vete ,patjeter qe nuk do ta qasnin ne parajse se bashku me ty,ndaj bere mire qe nuk vajte. Fatosi nuk do te tradhetonte qe vet te shoknte ne parajse e ti ne ferr atje ku e ke vendin, ndaj dhe zoti i tha mos e prano ta marresh me vete. Edhe ti e kupton pse nuk i shkove pas,pasi e je i sigurt qe do te shkosh ne ferr. Te jesh i sigurt se pas teje ne ferr do te vijne shume duke filluar nga Saliu,Iliri, Luli, Vasili, Fatmir Gerdeci e te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje