Gol dhe emocione në Superkupën shqiptare. Partizani dhe Kukësi e fillojnë më së miri sezonin me atë qenë fakt është akti i fundit i sezonit të kaluar, me 6 gola dhe zbulimin e Brian Brown, sulmuesit që i vetëm shkatërroi Kukësin me tre gola mjaft të bukur.
Në Elbasan Arena, janë kryeqytetasit që kalojnë në avantazh pothuajse menjëherë me Esat Malën, në minutën e 6-të, i cili pothuajse në fundore gjen një diagonale mjaft të vështirë, por ku pjesë të “meritës” e ka edhe portieri i Kukësit Avdyli.
Ndeshja merr formën e një ekuilibri mes dy ekipeve elitare të Superiores, që zhbllokohet vetëm në minutën e 39-të kur Emiljano Musta surprizon mbrojtjen e Partizanit dhe ndëshkon portierin Hoxha.
Pjesa e dytë fillon ashtu sic kishte mbaruar e para, me Kukësin që shpërdoron një rast të artë në kundërsulm, ku Ethemi vetëm përballë Hoxhës godet traversën
Por goli nuk vonon, dhe vjen me një goditje dënimi spektakolare sërish nga Musta (56’), i cili në atë pikë kandidoi veten si protagonist i ndeshjes.
Por kur djemtë e Duros filluan të mendojnë për triumfin ndaj kampionëve të Shqipërisë, trajneri Lerda bëri zëvendësimin që ndryshoi historinë e finales, por ndoshta edhe të sezonit të Partizanit. Sulmuesi Solomon del nga fusha për xhamajkanin Brian Brown. Gjithçka do të ndryshojë për të kuqtë.
Ndërkohë Kukësi mund të mbyllte finalen në minutën e 76-të me një asist fantastik të Gavazajt për Maliqin, që nga pak centimetra dërgon sipër traversës.
Por në fund të ndeshjes, pikërisht Brown shfrytëzon një kros perfekt nga e majta dhe godet me kokë, pret Avdyli por sulmuesi arrin sërish të çojë topin në rrjetë.
Mbaron koha e rregullt por koha shtesë fillon sërish me xhamajkanin që jep spektakël. Në minutën 94, Trashi kombinon me Brown dhe ky i fundit godet në mënyrë të zgjuar duke çuar topin në rrjet për avantazhin e Partizanit.
Kukësi duket tashmë i hutuar, dhe 5 minuta më vonë sërish Brown shfrytëzon një asist të Çinarit për një tripletë historike të tij.
Nuk ndodh më pothuajse asgjë, Partizani fiton trofeun e parë në sezon, i pari edhe për teknikun Lerda, dhe lojtarët kanë të drejtë të festojnë, mundësisht nën tingujt e muzikës reggae për nder të Brown.
Pikërisht kjo i duhej pronarëve të Partizanit.Fitorja për konsum të brendëshëm,si një drogë mbi mbështetësit pa tru.Pamvarësisht të një skuadre dhe një futbolli ultra diletant që kanë.
Urime dhe suksese Demit dhe Olsit në “punët e tjera”,që kjo fitore e madhe do u japë një shtysë akoma më të madhe në ato punët e tjera që i dinë ata vetë.
Muziken e Partizanit e ben Braçe, Baze, Fino dhe Olsi Rama o myteberet e gazetes Tema. Sa te jene keta kampion shpallet Dremi ky çam i pabese.