Chelsea i Lampardit s’di të fitojë, i merr pikë Leicesteri

18 Gusht 2019, 19:57Sport TEMA

Tjetër rezultat zhgënjyes për Chelsea-n e Londrës në këtë fillim sezoni. Pasi humbi thellë 4-0 në sfidën e parë të Premier League-s me Manchester United dhe u mposht me 11-metërsha nga Liverpooli në Superkupën e Euorpës (2-2 përfundoi koha e rregullt dhe shtesa), blutë barazuan 1-1 në javën e dytë të kampionatit, brenda në “Stamford Bridge”, përballë Leicester City-t.

Një start aspak pozitiv për Frank Lampard, që mori vendin e Maurizio Sarrit në krye të Chelsea-t. Në fakt, londinezët e zhbllokuan sfidën që në minutën e 7-të me Mount, që i rrëmbeu topin mbrojtësit dhe nuk u mendua dy herë, duke mposhtur edhe portierin Schmeichel, por “Dhelprat” nuk u demoralizuan dhe në minutën e 67-të barazuan me Ndidi, pasi ekzekutimit të një këndoreje.

Me vetëm 1 pikë në 2 takimet e para Chelsea renditet në vendin e 15-të, duke lënë pas vetëm falë golaverazhit më të mirë West Hamin. Takimi tjetër mes Sheffield Utd dhe Crystal Palace u mbyll 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje