VIDEO: Qëndrimi i gabuar, rrugorët e Tiranës gjobisin 1350 mjete në 72 orë

18 Gusht 2019, 12:41Kronika TEMA

Krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

Në sajë të këtyre patrullimeve, Policia e Shtetit njofton se vetëm 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbësorësh, në rresht të dytë etj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje