Paratë e të korruptuarve që janë fshehur jashtë vendit rrezikojnë të zbulohen. Pak ditë më parë gazeta tregoi sesi një pjesë e mirë e pushtetarëve të përfshirë në afera u drejtohen Londrës, Qipros dhe Maltës për të fshehur paratë e tyre të pista. Këta tre vende janë kthyer në qendra të fshehjes së pasurive të vendosura nga krimi.
Por duke qenë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion është pranë ngritjes dhe pritet që ajo të funksionojë si homologia e saj kroate USKOK, gjasat janë që do të ketë hetime e aksione për të gjurmuar paratë e pushtetarëve jashtë Shqipërisë. Me qëllim që diçka e tillë të realizohet me sukses, qeveria ka hartuar edhe një plan.
Në strategjinë e Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2019-2023 është përcaktuar si synim që të rritet edhe më tej bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare.
Madje aty janë veçuar pesë agjenci me të cilat pritet të kryhen operacione të përbashkëta kundër krimit ekonomik e financiar. Europol, Interpol, Frontex, Egmont dhe Carin do të jenë organizatat ndërkombëtare me të cilat autoritetet tona ligjzbatuese pritet të gjurmojnë paratë e të korruptuarve jashtë vendit.
“Rritja e bashkëpunimit operacional me vendet e treta dhe organizatat /rrjetet mbikombëtare të zbatimit të ligjit (duke përfshirë, ndër të tjera, Europol, Interpol, Frontex, Egmont, Carin, etj).
Siç është theksuar në Raportin e Bashkimit Evropian të vitit 2016, “Shqipëria ka një marrëveshje operacionale bashkëpunimi me Europol dhe që nga viti 2009 një oficer ndërlidhës në selinë e Europol. Shqipëria mbetet një partner reaktiv dhe jo proaktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Trende të ngjashme janë vënë re edhe në lidhje me bashkëpunimin me Interpol”.
Shkëmbimi i informacionit do të vazhdojë nga bashkëpunimi në nivel operacional, duke përfshirë operacionet e përbashkëta policore. Treguesi do të vlerësohet duke matur numrin e përgjithshëm të operacioneve të përbashkëta të Policisë Europol dhe Interpol në fushën e luftës kundër krimit financiar dhe ekonomik në të cilin Shqipëria merr pjesë në mënyrë aktive”, thuhet në planin e Ministrisë së Drejtësisë.
Trajnime të përbashkëta me agjencitë ndërkombëtare
Qeveria ka planifikuar po ashtu që gjatë viteve 2020-2023 të kryejë trajnime të përbashkëta me pesë agjencitë e lartpërmendura me qëllim që të arrihen rezultate sa më të mira në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar.
Po ashtu do të kryhen takime dhe analiza të përbashkëta për zbatimin e marrëveshjeve dhe rezultateve të arritura, me qëllim që të rritet transparenca dhe besimi mes agjencive homologe të zbatimit të ligjit.
Nga ana tjetër, një tjetër masë që Ministria e Drejtësisë ka planifikuar të ndërmarrë për të pasur sukses në gjetjen e parave të pista të pushtetarëve të fshehura jashtë vendit është edhe ajo e ngritjes së Zyrës për Rikuperimin e Aseteve.
Në këtë mënyrë qeveria synon që të përmirësojë kuadrin ligjor për ndjekjen penale të krimit ekonomik dhe financiar. Për zbatimin e kësaj mase do të angazhohet Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e cila duhet që brenda 3-mujorit të fundit të këtij viti të bëjë gati draftin për ndërhyrjet në ligj, për ta miratuar më pas dhe për të ngritur Zyrën për Rikuperimin e Aseteve.(sot)
Pse gjate kesaj kohe cfare kane bere keta I kane fshehur ne vendet e botes se trete . Sbesoj se do ja gjejne ndonjehere .I gezofshin parate e vjedhura te ke tij populli kaq te varfer.
Te gjurmohen, te gjurmohen se qenin e ngordhur do gjejne….
–
Prisni edhe SPAKUN e Rames/Metes/Rucit edhe qe Shqypnia etnike do bashkohet nja dite me Koqoven bile Bangladeshin, po te doni.
JU QIFSHA AGJENSIT DO TU RRUANI KARIN KESHTU SI E KENI ZEN PRIT GOMAR TE MBIJ BAR PORDH ME RIGON TRE VJET KENISHTYJENI DHE 30 TE TJERA JU QIFSHA ROBTE
Pirdhuni tregoni edhe si do i kapni ,hajdutet do kpin hajdutin.po bej pushimet ne svernic vitin e kaluar kishte plazh publik siviet hic.turp turp.
Po ne Monako atje ku toto Likja ka fshehur pasurine do te gjurmohet si nje nga vendet qe fshihen parate e ketyre liliputeve te veshur me pushete presidenciale apo jo? ,,,, Toto Likja ka deklaruar se eshte me fat dhe kur u pyet perse ai u pergjegj:Se jam nga Skrapari ku dhe rrushi bie ere ari!Po Artan Santo perse u vra!!!!!!!!
Jam i bindur se agjensia e fundit Carin,do beje zbulimet e plota.
Leket e vjedhura ata I kane ne fytyren ne vepren ne pronat qe kane dhe pasurimin qe bejne politikanet dhe familjaret e tyre cka nevoje per agjensi ketu. Ata kane vjedh e vra ne drite te diellit ata kane vra mes bulevardit dhe kane hedh ne ere nje fshat kane vrare 4000 veta ne 96 97 Ju nuk jeni mire e moret qafe Shqiperine.
Po mi gjejne leket e pronat , pasha Zotin.
Ca me ba, tash….
Uhhhhhh
parate jane bere asete, genjeni popullin islamut,e meriton
Shtet degjeneratash Ku hajduti ka garanci perëndimore, kurse i varfëri ka nënshtrim mesjetar. Rroftë hajduti, droga, kurva, korrupsioni, grabitja, vrasja, shkërdhata, dhe e keqja.
Tani paraja e re po behet me cip sic ben dollarin e ri dhe ta gjen direkt sa ke prandaj u be dollari i ri se po ikte jashte amerike por ne shqiperi nuk kan kaq ndergjegje qe ti ndalojne ne dogane se jane paret e politikaneve do shume kohe qe te rregullohet kjo gje
Pordhë me rigon.
Plane virtuale pompoze ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen nga falimentimi total dhe fakti që s’kanë për të bërë asgjë përveç teatrit.
Përpara se të fillojnë e të gjurmojnë paratë e fshehura nëpër botë, le të sekuestrojnë përpara pasuritë dhe miliardat që i kanë në Shqipëri përpara syve!
Shkëlzen Berisha vrau 30 vetë në Gërdec dhe nuk la sektor strategjik të industrisë pa kanibalizuar, por nuk e prek njeri me dorë. Sot jeton mes luksit të shfrenuar, vilave prej sheikësh, pronave të pafundme, miljardave dhe udhëtimeve të pafundme nëpër botë, duke ju bërë karshillëk shqiptarëve dhe drejtësisë, ndërsa hajdutët e tjerë të qeverisë bashkë me pronarët e rinj të drejtësisë na thonë se do na gjurmokan paret e tij nëpër botë, kur këtu në Shqipëri që i ka sheshit paret e vjedhura, i rruajnë lesht.