Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë.
Katër punëtorë kanë rënë nga skela, teksa kanë qenë duke punuar.
Dy punëtorë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjera u bllokuan nën rrënoja.
Ndërkaq mësohet se njëri prej punëtorëve nën rrënoja ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Infirmacion Paraprak
Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.(TemA)
Pse nuk jepni emrin e kompanise e administratorit? Media mercenarja me e ndyre e politikes.
Kjo rshte Shqiperia ne mes te Tiranes punetoret punojne ne te zeze e pa rregulla te sigurimit teknik.Coast Green ne Palase ka 4-5 punetore me rregulla te tjeret ne te zeze.