Ishin përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohen 120 mijë euro në Fier

16 Gusht 2019, 13:02Kronika TEMA

Policia ka sekuestruar 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje