Të shumta kanë qënë sëfundmi kërkesat e drejtorit të Burgjeve, zt. Agim Ismaili ku deri më tani kanë rezultuar me sukses.
Pas urdhërit që çdo i burgosur duhet të deklaronte numrat dhe emrat e familjareve kësaj here është kërkuar kontrroll i imtësishëm i tyre. Jo më larg se ditën e sotme është ndaluar nëna e një prej të burgosurve në burgun e Vlorës.
Blutë e Vlorës kanë ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në qytetin bregdetar, pasi më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).
Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45 vjeçaren L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.