Ka shkuar në dy numri i viktimave, të cilët ishin duke punuar në një pallat në momentin që iu shemb skela.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë:
O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç”, njofton Policia.
Dy viktimat nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë plagëve të marra pas shembjes së skelave në pallatin ku ata po punonin.
Ndërkohë banorët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe, pasi punëtorët kanë rënë bashkë me skelën.
Ata kanë ndihmuar punëtorët, kanë nxjerrë prej rrënojave dy, ndërsa dy të tjerë mbetën nën rrënoja, të cilët kanë ndërruar jetë.
Ndërkaq është shoqëruar në polici administratori i punimeve, pasi ka dyshime se nuk janë respektuar rregullat. (TemA)
KU ISHTE SHTETI I RAMRS QE GJITHE DITEN U PERGJIGJET NJEREZVE NR FACEBOOK. E DINI QE PUNETORET E SHKRETE PUNONIN ZBATHUR, PA KASKA MBROJTESE NE KOKE ME SIGURI PER NDONJE PAGE QESHARAKE SEPSE QEVERIJA KA VITE QE NUK NGRE PAGAT . E C’DUHET RRITJA E GDP , RRUGET QE NXJERR RAMA, STADIUMET, LUNGOMARET KUR NJEREZIT PUNOJNE NE KETO KUSHTE APO PO IKIM NGA SYTE KEMBET.