Gjendet i pajetë në Tiranë 31- vjeçari i shpallur në kërkim

16 Gusht 2019, 22:00Kronika TEMA

Një 31 vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Shtetasi G. S., banues në Tiranë është gjetur pa shenja jete nga policia.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë, më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje