Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër, shëndeti mendor në vend po përkeqësohet

19 Gusht 2019, 14:22Shëndeti TEMA

Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish. Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Europë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 25 të tillë. Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm 1 mjek në dispozicion.

Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje.

Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër.

Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Europë për nga numri i ulët i mjekëve psikatër. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e mjekëve specializante dhe popullsinë e secilit shtet, në Turqi ka 5 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë.

Renditjet e pason Bullgaria me 8 mjekë, Maqedonia e Veriut dhe Polonia me 9, Malta dhe Spanja me 10.
Numri më i lartë i mjekëve psikiatër vihet re në vendet me mirëqenie të lartë. Kështu rekordin për numrin më të lartë të tyre e mban Zvicra, ku sipas përllogaritjeve ka 51 mjekë psikiatër për 100 mijë banorë, pasuar nga Lihtenshtajn me 35 mjekë, Gjermania me 27, Islanda me 26.

Edhe në vendet nordike numri i mjekëve psikiatër është i lartë, krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Në Norvegji dhe Finlandë përllogariten 24 të tillë, ndërsa në Suedi 23.

Rritet kërkesa për medikamente qetësuese

Një tregues i depresionit është dhe rritja e konsumit të barnave qetësuese në vend. Sipas të dhënave konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të siguruara më herët nga Monitor, importet e Loram-it, Xanax-it dhe Citolex-it janë rritur ndjeshëm tre vitet e fundit. Për vitin 2016, ato janë 6-17% më të larta sipas llojit të medikamentit. Më 2016, u zhdoganuan 195,137 pako Loram (2.5 miligramë) nga 167,000 më 2015, me një rritje vjetore 18%. Me ritme dyshifrore (11%) janë rritur edhe importet e Xanax-it dhe rritje 6% edhe ato të Ciltolex-it. Burimet në dogana pohojnë se ritmet e rritjes së importeve të këtyre medikamenteve kanë qenë të larta në dy vitet paraardhëse.

 


Burimi: INSTAT për Shqipërinë, Eurostat për vendet e tjera, përllogaritje të Monitor

4 komente në “Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër, shëndeti mendor në vend po përkeqësohet”

  1. CivilizimiShqiptar says:

    Nuk kemi nevoje per mjeke psikiater. Te githe ne jemi vete te tille se na ka mesuar jeta. Biles as per filozofe e analista nuk kemi nevoje…

    1. Xhixhi says:

      Jemi rrac e zgjuar si Jarani, duam pilaf mbas bike ne 02:00 te nates ?

  2. Kujt tia fus une sot ? Rrofte zgjuarsia dhe shendeti mendor says:

    Eeeh.. te bejme nai lek ne pa .. eee … nuk ka shtet ketu (kur vetem une bej lek quhet shtet)

  3. vickëla says:

    Fenomeni dmokratik ka stimuluar ca profesione te pa nevojshme si psikologe, avokate, filologe, psikiater, ideologe apo shume ….loge qe sipas parimit te ekonomise se tregut, avokati do sa me shume probleme qe te marre para, psikologu sa me shume te semure mendor po ashtu dhe i semurin dhe vete, psikiatri sa me shume te çmendur dhe ata qe kane ndonje probleme te vogel u japin ilaçe qe te mos sherohen por te jene kliente te tyre e keshtu me radhe. Ky proces eshte i pandalshem as me nje lloj ligji apo veprimi dhe njerezit, sipas profesioneve kerkojne te nxjerre parane ashtu si varrmihesi qe kerkon te kete sa me shume te vdekur apo mjeku sa me shume te semure. Ekonomia e tregut eshte prezent kudo, prandaj nuk eshte kot qe ata ne sheshin Skenderbej me rast festash ulin koken e ngrene bythe. Ashtu beni dhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje