“Stalingradi” PD ra, po tani?

19 Gusht 2019, 17:05Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Shpresa e fundit, kalaja e fundit, apo “Stalingradi” i Partisë Demokratike , ka rënë përfundimisht. Eshtë shembur më në fund, dhe me shumë kosto morale për PD, edhe kështjella prej letre, e cila mbahej me pahir nga një kryetare që nuk ka njohur, dhe nuk njeh edhe sot e kësaj dite faktin se vendi ka qeveri legjitime, ka kryeministër legjitim, ka Kushtetutë, ka KQZ, ka ligje, dhe ka edhe institucione ligjzbatuese.

Edhe pse Voltana deklaronte edhe dje se “unë do të vazhdoj të jem kryetare bashkie, unë nuk dal nga zyra sikur nami të bëhet”, duket se gjithçka ka marrë rrugën ligjore. Këshilli Bashkiak është mbledhur dhe ligjëruar, dhe pritet vetëm zgjedhja e kryetarit të ri të bashkisë Shkodër. Të mbledhur disa dhjetra mbështetës “interesi” të ish-kryetares së bashkisë Voltana Ademi, ata thjesht bënë ritualin dhe zbatuan një porosi të Lulzim Bashës, i cili ende shpresonte se “Stalingradi ynë nuk do të bjerë”.

Por ashtu si Shkodra, ranë me radhë kështjellat prej letre të PD, të një partie e cila nuk ka qenë e zonja të bëjë as qeverisje, dhe as opozitën në këtë vend. E ndërsa Shkodra “ra”, pra atje do të qeverisin edhe pushtetin lokal socialistët, ajo që mbetet për tu zgjidhur është rrugëtimi i një partie e cila duket më tepër si një meteor që sillet vërdallë në hapësirë kuturru. Shtatori po afron, dhe ajo që mbetet të thuhet është se, PD ka akoma një problem shumë rradikal për të mbyllur, në grumbullin e madh të problemeve më kryesori është drejtimi, kryetari dhe kupola drejtuese e një partie shterruese.

Duke u marrë me presione, paralajmërime, kërcënime, tundje gishti gjithë ditën ndaj kryeministrit dhe “oligarkëve”, duke mos bërë asnjë ditë opozitën e duhur, por duke u marrë me gërrmime arkivash në kuesturat italiane, Partia Demokratike nuk e ka kuptuar se ka humbur më thelbësoren në misionin e saj, kontaktet e sinqerta me popullin. Duke u larguar nga çdo institucion, nga komisionet, Parlamenti, zgjedhjet, duke bërë propogandë boshe si të ishin këshilltarë lagje, milionerët e PD, menduan se pushteti do ti vinte tak-fap, dhe se shqiptarët do të harronin lehtë bëmat e tyre kur qeverisnin alldupshe këtë vend.

E ndërsa “Stalingradi” ra, tashmë duhet të bjerë bunkeri në SHQUP. Zërat ndryshe, dhe gjithë ata demokratë që janë kundër drejtimit të partisë nga njeriu “i pagabueshëm” Lulzim Basha, duhet të kërkojnë tani dhe asnjë ditë apo vit më vonë, zgjedhjet e lira në PD. Të kërkohen zgjedhjet e lira dhe garë e ndershme brënda një partie e marrë peng, dhe e tërhequr zvarrë nga një grusht milionerësh me mentalitet të theksuar anadollak.

Rënia e pritshme e “bastionit” të fundit të PD, tregoi mangësitë, dobësitë dhe kursin e gabuar në drejtimin e kësaj partie. Partia (por dhe bashkitë) nuk drejtohet me klithma, me sulme dhe akuza shpifjesh, nuk drejtohet me fjalime tallëse ndaj atyre që ke nën këmbët e tua, duke u premtuar “fitore herën tjetër”. Bunkeri në SHQUP duhet të bjerë, dhe kjo është detyrë e çdo shqupari, sado i lidhur të jetë me kryetarin, Doktorin, apo sejmenët e tyre, në rast se duan ringritjen e PD, në rast se nuk duan ti marrë zvarrë Lulzimi edhe për shumë vjet, duke i “ushqyer” me sufllaqe në rrugët dhe bulevardet e Tiranës.

14 komente në ““Stalingradi” PD ra, po tani?”

  1. Ish pd-isti says:

    Sot nji turme budallenjsh moren pjese ne ceremonine e permortshme te P.D e cila pat qene shpresa jone.
    Vdekja e saj pas nji semundje te gjate nga salizmi ka sjellle me te vertete pshetjellim te gjithe qytetaret demokrate perfshire edhe shkruesin e ketyre rrjeshtave.
    Ne vdekjen e saj mendohet se ka gisht edhe dr.Luli pa diplome i cili ndihmoi ne afrimin e kesaj dite te zeze.
    R.I.P

    1. Sa te rroje Saliu opozita do jete e perdhunuar nga Saliu vete.Kur te vdese Saliu opozitaret e sotem do i bejne shurren tek varro si ja bene Enverit ish spiunet dhe komunistet e PD LSI.

    2. Komentuesi says:

      Ish pd-isti,bravo.Eshte vertete qe sot nje tufe budallenjesh moren pjese ne ceremonin e permorteshme te Pd-ke.Nuk ka mè pd-ke,ajo ka vdekur,dhe vdekja i ka ardhur nga nje semundje e rende Salizmi.Pershendetje.

  2. Gimi prej Tirone says:

    Socialistet duhet te jene mirenjohes per jete Sali Borishes dhe Lul Kashtes per ndihmen e pa kursyer.

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Udheheqsi i tyre komunist vampiri sali po pregatitet per dale malit me cetat e mamurasit dhe kemish zinjte hajdari…
    Strategu komunist do sulmoj Tiranen edhe me ndihmen e njerezve serb kushurinj te sllobodankes

  4. Xeni pa qime says:

    O LULI O IDIOTE VENDOS KANDIDATE NE SHKODER SA ME SHPEJTE .
    NUK E RREZON DOT EDI RAMEN ME 200 MALOKE O IDIOTE EDI RAMA DOLI NGA VOTA E LIRE DHE VOTA E RREZONE JO TI ME 2000 PETRITA O BOLE FISHKUR.

  5. Basha , dështaku i pa shembullt.! says:

    Tani Basha të hajë një mut .

  6. turo, tani do bjere edhe sala dhe luli

  7. Olimpia says:

    Ajazi,me vjen keq por nuk te lejohet ta quash PD e Shkodres ,,Stalingrad,,Mbi te gjitha Stalingrad I vertete nuk ra kurre…Nderkohe mos krahaso ngjarjen me te madhe te luftes se dyte boterore ,betejen e Stalingradit ,qofte edhe me ironi , me deklaratat dhe veprimet e nje grupi hitlerucesh tribale te Berishes.Mund te thoshje se ra ,,Berlini,, i nazisteve ,natyrisht Jo Berlini i sotem aleat.Ndoshta do te shkonte me shume krahasimi.Kuptohet ti nuk mund ta thuash per te qene politikisht,,korrekt,, me kohen qe jetojme ,por te pakten gjej krahasime te tjera,ka plot . Mos perdor krahasime idiote per te pershkruar nje tufe banditesh provinciale.

  8. Anonimus says:

    Po harxhojmë kohë kot! PD vdiq.
    Apelet për rilindje të PDsë janë pallavra. Nuk egziston asnjë lloj fryme dhe alternative përtej kufomës së dekompozuar të berishizmit në atë parti. Proçesi i dekompozimit të PDsë do vazhdojë të jetë akoma i gjatë, duke prodhuar polemika dhe analiza pa fund, por vdekja është e sigurtë. Sali Berisha e mbyti si parti. Një nga shumë krimet e tij seriale pas piramidave, 97, 98, Gërdecit, Remzi Hoxhës, Tropojës, 21 janarit, drejtësisë gjingjoniste, humnerës së borxhit, tradhëtisë etj, etj
    Në fund të fundit gjithçka që e mbante lidhur si parti personale të familjes berisha, tani po e tërheq drejt varrit.. Saliu, mentaliteti mesjetar tribal, kultura kriminale që la pas, korrupsioni, injoranca ulëritëse dhe një teveqel manekin si lider.
    Pas pak arrestimi i Sali Berishës, shporrja e Bashës me dhunë, goditja e Berishizmit dhe demokratizimi i partisë pas 30 vjetësh tribalizëm, do t’a shkatërrojnë përfundimisht. Trashëgimia e krimeve biblike të PDsë të Sali Berishës, benzina dhe humnera që hodhën Shqipërinë , ja bën të pamundur PDsë më vonshme të shihet seriozisht nga shqiptarët si alternativë për t’i besuar fatet e vendit.
    Siç duket edhe nga atmosfera politike, nuk ka në horizont ndonjë lëvizje politike masive që t’a zëvendësojë rrënimin e PDsë. Praktikisht duket se vendin e saj do t’a zëvendësojnë me dhjetra grupime dhe parti të reja politike, që do t’a bëjnë akoma edhe më të pastabilizuar jetën politike shqiptare. E njejtat skenë si në Itali pas rrënimit të Partisë Komuniste dhe Demokracisë Kristjane.
    Partia Demokratike tani po futet përfundimisht në etapën e saj më dramatike. Evolucioni nuk fal askënd.

  9. bostom says:

    Shume mire ,bravo socialiasteve te Shkodres

  10. Komentuesi says:

    Ish pd-isti,bravo.Eshte vertete qe sot nje tufe budallenjesh moren pjese ne ceremonin e permorteshme te Pd-ke.Nuk ka mè pd-ke,ajo ka vdekur,dhe vdekja i ka ardhur nga nje semundje e rende Salizmi.Pershendetje.

  11. Fieraku nga Ferrasi says:

    Shkodra ska qene ndonjehere Stalingrad
    Ti e ke vene ne thonjeza po’ nejse.
    Tani i Ka ne dore te gjitha Moska.
    Se Europe ta harrojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje