Moderatori shqiptar: Në dashuri më kanë lënduar, të vetmit që s’të zhgënjejnë janë qentë

20 Gusht 2019, 18:10Lifestyle TEMA

Moderatori Bledi Strakosha ka vendosur të flasë për historinë e tij të dashurisë, që përfundoi në zhgënjim.

Strakosha ka qenë i ftuar në një intervistë për ABC News “Edicioni veror”.

Ai ka rrëfyer se momentalisht është vetëm dhe u beson vetëm familjarëve të tij, pasi hera e fundit ishte zhgënjyese në dashuri, me një ndjenjë të njëanshme.

“Unë kam patur histori shumë të bukura dashurie shumë të forta dhe të dyanshme se problemi kryesor i dashurisë është kur është e njëanshme.

Aty lëndohesh, aty të shkatërrohet jeta nëse je dhe natyrë e ndjeshme siç unë jam.

Kam patur dhe miqësi shumë të mira, por vjen një moment që të zhgënjejnë, të vetmit që s’të zhgënjejnë janë familjarët dhe qentë.

Edhe ne zhgënjejmë se jemi qenie njerëzore, jemi altruistë, por jemi edhe egoistë.

Gjëja kryesorë që ndryshon me moshën është fakti që bëhesh një natyrë e vështirë, bëhet e vështirë të zgjedhësh miq të rinj, bëhet e vështirë të vendosësh për dashurinë.

Unë jetoj vetëm dhe jam mësuar vetëm. Kjo ma vështirëson shumë që ta pasuroj jetën time me persona të tjerë”, është shprehur Bledi Strakosha.

7 komente në “Moderatori shqiptar: Në dashuri më kanë lënduar, të vetmit që s’të zhgënjejnë janë qentë”

  1. Pse mundet te pretendoshe dicka # prej asaj Bote (fallso ne cdo hapje goje) ?!

    pfff… !

  2. B.G says:

    Keni fshehur qe ka qene i dashuruar me mashkull.Akoma e keni problem ti thoni te vertetat!

    1. koleg i dikurshem says:

      Nuk eshte problem mashkull apo femer. Bledi eshte vertet djale I jashzakonshem dhe personalisht me vjen keq qe eshte lenduar. Jeta eshte e gjate Bledi dhe ti di ta jetosh ate bukur dhe me optimizem. Te uroj vetem suksese!

  3. Info says:

    Zhgenjimi pas zhgenjimi eshte një ritual i perjetshem i homoseksualeve…

  4. drita says:

    kur dashurova kafshet urrej njeriun ! bledi cun i mire pozitiv ! po cfare tju besh plehrave qe ngrihen ne mengjes me idene qe tja nxijne jeten njerzve ! mos u merrni me preferencat seksuale por merruni me robin ! eshte pozitiv apo negativ

  5. ben says:

    Ky ka nderruar disa te dashur,nuk po gjen njerin qe te rri stabel i shkreti.

  6. Flamuri says:

    More djale!Kur ti paske patur dashuri te forte te dyaneshme pse i paske braktisur?Apo kur nuk ta ktheu ajo ashtu sic ke bere ti me te tjerat u lendove.Djale!Veri gishtin kokes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje