Një lëvizje e fuqishme botërore po ndërmerr fushata të mëdha për t’i bindur njerëzit të mos lindin më fëmijë. Ata njihen si Antinatalistët dhe kanë në krahun e tyre njerëz mjaft të fuqishëm por askush nuk e di se deri ku janë të gatshëm të arrijnë për të bindur botën për idetë e tyre.
Rrjeti televiziv britanik “BBC “ ka analizuar ideologjinë e tyre dhe ka intervistuar disa prej mbështetësve të kësaj lëvizjeje, për të kuptuar më mirë pasojat që mund të këtë një fushatë e tillë mbi popullsinë botërore, por edhe rrënjët e ideve të tyre.
Thomas, 29 vjeç, jeton në lindje të Anglisë dhe është i sigurt për një gjë: njerëzit nuk duhet të bëjnë më fëmijë dhe duhet të zhduken gradualisht. Kjo filozofi e quajtur Antinatalizëm, daton në Greqinë e lashtë dhe ka marrë së fundmi një nxitje të madhe nga mediat sociale.
Në Facebook dhe Reddit ka dhjetëra grupe anti-nataliste, disa me qindra mijëra anëtarë. Në Reddit, Antinatalizmi ka afro 35,000 anëtarë dhe vetëm një nga dhjetëra grupet antinataliste në Facebook ka më shumë se 6,000.
Ata janë të shpërndarë nëpër botë dhe kanë një larmi arsyesh për bindjet e tyre. Midis tyre janë shqetësime për trashëgiminë gjenetike, duke mos dashur që fëmijët të vuajnë nga sëmundjet dhe depresioni, mbipopullimi dhe shkatërrimi i mjedisit.
Edhe pse u përkasin klasave të ndryshme shoqërore, janë të bashkuar në dëshirën e tyre për të ndaluar riprodhimin e njeriut. Dhe, megjithëse kjo është një lëvizje mjaft kontraverse, disa nga pikëpamjet e tyre, veçanërisht ato për gjendjen e Tokës, janë duke zënë gjithnjë e shumë vend në diskutimet politike botërore.
Për shembull, edhe pse jo antinatalist, Duka i Sussex kohët e fundit deklaroi se ai dhe gruaja e tij po planifikonin të kishin maksimumi dy fëmijë, për shkak të shkatërrimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike.
Rrënjët filozofike
Thomas nuk kishte dëgjuar për antinatalizmin përpara se dikush të përdorte këtë term në disa komente në YouTube disa vjet më parë. Që atëherë, ai është bërë një anëtar aktiv i një grupi antinatalist në Facebook.
“Unë mendoj se është e mrekullueshme të diskutojmë për problemet e jetës reale,” thotë ai. “Ne kemi një qëllim të qartë, le të themi duam që njerëzit të zhduken dhe mos evoluojnë më ”.
Thomas është sterilizuar nga mjekët e Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të Britanisë të Madhe, megjithëse mjekët anglezë mund të refuzojnë të kryejnë operacionin e sterilizimit nëse besojnë se procedura nuk është në interesin më të mirë të pacientit.
A është kjo lëvizje e dhunshme?
Pavarësisht retorikës nihiliste të grupeve antinalaliste, nuk ka asnjë indikacion se ato janë një kërcënim i dhunshëm. Ata flasin për zhdukjen e qenieve njerëzore por askush në komunitetet e tyre në internet nuk po kërcënon për vrasje ose dhunë.
Thomas thotë se askush nga ne nuk u pyet nëse donte të vinte në jetë.
“Nëse secilit do ti merrej mendimi nëse donte të luante lojën e jetës, unë personalisht nuk do të kisha asnjë kundërshtim për këtë,” pranon ai. “Por ne nuk pyetemi përpara se të vijmë në jetë”.
Ruajtja e Tokës?
Argumentet e antinatalistëve vitet e fundit kanë qenë edhe mbi dëmet mjedisore dhe efektet potenciale shkatërruese të ndryshimit klimaterik.
Duke gjykuar nga postimet në grupet antinataliste, ka një mbivendosje të madhe midis ideve të tyre dhe aktivistëve të mbrojtjes së mjedisit.
“Ndjej se është egoiste të kesh fëmijë në këtë kohë”, thotë Nancy një mbështetëse e të drejtave të kafshëve dhe një instruktore joge nga Filipinet. “Realiteti është që fëmijët që po lindin në këtë botë po krijojnë më shumë shkatërrim për mjedisin “.
Në një grup në Facebook po përhapet vazhdimisht një peticion që mbështetësit e këtij grupi shpresojnë ta dërgojnë në Kombet e Bashkuara. Ai bën thirrje për ndalimin e menjehëshëm të lindjeve në të gjithë botën ndalet tani dhe deri më tani ajo ka 27,000 nënshkrime.
Ideja për ndalimin e lindjes së fëmijët për të ndalur katastrofën mjedisore nuk është e re. Në Britani një organizatë mjedisore e ka propozuar këtë për vite me radhë, megjithëse ata nuk janë anti-natalistë. Në fakt, ata argumentojnë se kjo do të ishte në favor të qëndrueshmërisë së racës njerëzore dhe jo zhdukjes së saj.
“Qëllimi ynë është të arrijmë harmoninë midis racës njerëzore dhe planetit në të cilin jemi me fat të banojmë,” thotë Robin Maynard, drejtori i grupit. “Nëse kemi më pak fëmijë në të gjithë globin dhe familje më të vogla, ne mund të arrijmë të kemi një popullsi shumë më të qëndrueshme.”
Por a do të çojë rritja e popullsisë botërore domosdoshmërish në katastrofë mjedisore? Sipas ekspertes mjedisore Stephanie Hegarty, është e vështirë të thuhet, sepse e ardhmja është aq e vështirë për t’u parashikuar.
“Sipas parashikimeve shkencore, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe rënies së niveleve të pjellorisë, popullsia e botës ka të ngjarë të arrijë në rreth 11 miliardë për 80 vjet,” thotë ajo. ” Por ne ende nuk e dimë nëse planeti mund t’i mbajë kaq njerëz apo jo “, shton ajo.(Gazeta Si)
Sa te marre dhe idiote ka globi nuk do te thote se jane kercenim per te ardhmen !!!!!
Eshte krcenim i madh per te ardhmen sepse bota nga 3 miliarde vajti 7 miliarde dhe sip e punushme e tokes po paksohet nga ndertimet dhe te mos flasim per ndotjen e plehrat qe po formohen ishuj plastike….
Dhe me e keqja apo fatkeqesia eshte se te varferit ,jevgjit e shtresat injorante bejne nga 7 femij….
E “erret” ? Pse e erret ? Nuk eshte mbrojtje vdekjeje. Eshte mbrojtje mos-lindje. Praktikisht eshte mbrojtje e asgjese. Nje tjeter levizje e ngjashme, dhe reaksionare eshte dhe MGTOW.
Ligjet e natyres nuk mund te shperbehen dote nga gjithfare sharlatanesh, te cilet pretendojne se do ta sfidojne natyren !? Edhe Eva me Adamin edhe pse te pavetdijshem, ne nje fare menyre sikur tentuan ta sfidonin ate, por nuk munden.
Eshte paksa vulgare por shum kuptimplote! Nje nene e shum femijeve, e shqetesuar per te ardhmen e tyre, per shkak te pamundesive ekonomioke dhe per deshiren qe keta femije te rriteshin si gjithe bashkmoshataret. E pasigurte se bashkeshorti i saj nuk do te ndalej, porse do te vazhdonte te sillte ne jete edhe shum pinjolle te tjere, e shqetesuar shkon te konsultohet me nje mjek gjinekollog!
Doktor, te lutem me jep nje ilac qe te mund te ndale shtatezanine!
I pergjigjet doktori. Ilac nuk do te jape, se nuk ka, por nje keshille do ta jape. Gjate aktit seksual, ti duhet te jesh shum e vemendshme. Ne momentin qe ti do te shikosh qe tet shoqi po i zbardhen syte, ti terhiqu dhe shtyje tet shoq.
Gruaja pasi e degjoi, e pa me qesendi, qeshi dhe i tha ! Doktor, kur tim shoqi do ti jene zbardhur syte mua do t’me jene nbyllur fare.
He Ca’ presin hic mos pjellin
Shqiptaret le te pjellin nga 10 te behen te mencem se ketyre llojve ja hane paret ata qe kujdesen per qente e macet mas vdekjes se tyre.
shmica jane pjese e gazetes “tema”
Keta qe shkruajn duken sikur jane adoloshen, jo me shume se 15 vjec. Cdo gje qe lexojne ju duke sikur bota po trondite, po permbytet apo kercenohet nga lufta (90-95 cka shkruhet ne shtyp jane genjeshtera qe i hane ciliminjte e gazetes Tema)
Ironia është kjo. Zhduken ata që mendojnë se njeriu duhet të zhduket, dhe shtohen ata që mendojnë se njeriu duhet të shtohet. Një lëvizje pa kurrfarë të ardhmeje.
Do ndalojne se beri femije bota perendimore por nuk ndalojne arabet dhe afrikanet dhe nuk zgjidhet kurre ky problem. Pas 50 vitesh do degjohen hoxhallaret duke bertitur neper minarete e gjithe evropes….
Kjo levizje duhet t vendoset si kusht per shqiptaret nga Brukseli,ne negocjatat me hy n europ.
Mos tu duket cudi .KJo teori lidhet me paftesin e meshkujve per te fekonduar femrat qe lindin femije .Sic dhe argumentohet ne lashtesi ka patur nje periudhe qe meshkujt kryenin mardhenje seksuale por femrat nuk mbeteshin shtatezan .Ky fenomen, ku mashkulli kenaqet vetem me anen seksuale polli dhe pederastine qe sot eshte shume e perhapur ne gjithe boten.Keta popuj rezikohen te zhduken ose do te importojne ,nga vendet me te pa zhvilluar , meshkuj hamshor .Ne si shqiptare dhe vende si Afrika e Azija do behemi te preferuarit e mbajtjes gjalle te popullimit te botes.Ja qe prapambetja jone ne krahesim me boten do te kete benefitet e saj per keta popuj primitiv .Ne Shqiperi do kene te njejtin fat klasa jon politike qe i ka kapur standartet e vendeve te zhvilluara. Kane qene gjermanet te paret qe e kan konstatuar kete fenomen .Rreth viteve 60 ne Gjermani kemi tendencat e pare per futjen e meshkujve hamshor .Hitleri ishe nje nga hamshoret me te medhenj te kohes ku shkenca e atehershme bente eksperimente me spermen e tij .
Ne riprodhimin e brezave shembulli kinez: “nje femije eshte pak, dy jane shume”, duhet te ndiqt nga te gjitha shtetet e botes.
Sipas statistikave, ne vitin 2025, ne rruzullin tokesor do te behemi 8,1 miliard njerez; me kete yrysh qe kane marre njerezit e pakontrolluar, vecanerisht ne Afrike dhe Azi, popullsia e botes ne vitin 2050 parashikohet te arrije afro ne 10 miliard njerez.
The United Nations forecast Thursday that the world’s population will increase from 7.2 billion today to 8.1 billion in 2025, with most growth in developing countries and more than half in Africa. By 2050, it will reach 9.6 billion.
Ide shume e mire, te ndalojne pjelljen ne Angli, Gjermani, Suedi, France etj, me gjithe plakjen e popullatave qe kane keto vende, dhe te zevendesohen me Indian, Kinez e Afrikan, se jam i bindur se sa mund te sesibilizojne keto vene me kete teori?.
Nejse teori idjote ka shume ne bote, perderisa ka nje shoqeri me mijra qe beson se Toka eshte e Sheshte?