Rama reagon për 15-vjeçaren që po lufton me vdekjen: Do t’i mbulojmë çdo shpenzim

19 Gusht 2019, 19:23Sociale TEMA

Kryeministri Rama ka reaguar per rastin e 15- vjeçares nga Fushe Kruja, Elona Kuburja, e cila u nis me urgjence per ne spitalet turke pasi ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Ajo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e rrallë.

Rama shkruan se te gjitha shpenzimet per kurimin e saj do t’i mbuloje qeveria.

“Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri”, shkruan Rama.(TemA)

2 komente në “Rama reagon për 15-vjeçaren që po lufton me vdekjen: Do t’i mbulojmë çdo shpenzim”

  1. Artan Hysi says:

    Hallal te lumte bere nje mrekulli .Zoti ta shperblefte o zoti kryeminister.

  2. Raimond vlonjati says:

    Aha ketu Rama ne beri per vete

    Nuk ke ci thua . Bravo bravo !

    Une qe e kam kritikuar e share sa kam mundur , me kete qe beri per vajzen e semure ,
    ja kam falur re gjitha mekatet

    Do Zoti sherohet vajza !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje