Livadhi, Mihali, tatimorët dhe turizmi..

19 Gusht 2019, 11:06Sociale TEMA
Livadhi, Mihali, tatimorët dhe turizmi..

Nga Bujar Karoshi

Kur kam shkuar për herë të parë në Livadh, 15 vite më parë, ka qenë një rrugë e gjatë. Zgjati gjithë ditën. Në Livadh arritëm natën, përmes një rrugë të ngushtë. Meraku se makina po gërvishtet nga ferrat anës rrugës nuk e kishim më, por veç mendonim të shkonim shëndoshë e mirë. Po të dilte një makinë para, një Zot e dinte se si do të shkëmbeheshim…

Nata e parë në Livadh ka qenë një tmerr. Edhe sot kur e kujtoj, më duket sikur ka ndodhur dje. Vetëtima, erë e fortë, shtrëngatë. Një llampë që ndriçonte në tension të ulët u fik. Dukej sikur ishim në një vend të humbur… Gjithë natën pa gjum, prisnim mëngjesin të vinte, ti hypnim makinës dhe të niseshim drejt Sarandës apo të ktheheshim në Vlorë…

Kur dita zbardhi, pamja nga oborri i shtëpisë ku kishim fjetur ishte një panoramë që nuk do ta harroj kurrë… Një diell i ngrohtë, gjelbërim ngado, rrethuar nga ullishte, Kalanë e Himarës dukej sikur e kishim mbi kokë, ndërsa deti krejt blu e i qetë, sikur stuhitë e natës kishin ndodhur në një vend tjetër..

– Shkojmë shohim plazhin, pastaj vendosim çdo të bëjmë, propozuan miqtë tanë.

Plazhi ishte krejt bosh. Ca çadra dukeshin në fillim të fshatit, pastaj në fund ishim ne. Dukej gjithçka e paqtë. Duke kujtuar vuajtjet e një udhëtimi një ditë më parë dhe natën pa drita e me stuhi, askush nuk u kujtua që duhej të iknim. E harruam…

Livadhi aso kohe nuk ofronte shërbime. Bukën duhej ta merrnim në mëngjes, ndryshe duhej të porosisnim ndonjë që shkonte në Himarë-qytet, ose duhej të iknim vetë. Ne e dinim këtë, ndaj çdo qoshe e makinës ishte e mbushur me qese me ushqime që nga Tirana.

Prej asaj kohe nuk i jemi ndarë Livadhit. Fëmijët tanë u rriten atje dhe vonë e kanë mësuar se ne paguajmë për dhomën e shtëpisë… E dinin se ishte shtëpia jonë…

Vit pas viti filluan çadrat të shtoheshin. Lokalet. Kafet. Shtëpitë. Kampingjet. Çadrat e pushimit dhe tani vonë edhe resortet moderne…

Ka nga ata që ankohen për çmimet, shërbimin, cilësinë, por të gjitha i harrojnë kur zhyten në det… Ua merr dallga të gjitha kujtimet e këqija…

Kur erdhëm ne për herë të parë kishim marrë çadrat me vete.Vite më vonë, Klearko, i zoti i shtëpisë që na pret, ngriti ca çadra për ne. FALAS. Vitin e kaluar mori një gjobë për çadrat.

– Janë të pushuesve, tha. Nuk i jap me para.

– S’duam t’ia dimë ne, thanë inspektorët e Bashkisë. Madje e rekomanduan që ti regjistronte, ndryshe ndonjë nga ata të fortët që ngre në Livadh, si kudo në plazhet e Shqipërisë biznesin e çadrave, mund ta merrte edhe plazhin publik para shtëpisë…

Tani Klearko çdo mëngjes nxjerr një punëtor, nga ata që merr për dy muajt e verës të shpërndajë kuponat tatimorë për çdo çadër…

Klearko punon nga mëngjesi deri në darkë vonë… Merret me çdo gjë, që nga dhomat, mjedisin para shtëpisë dhe marketin e vogël që është plot me produktet më të nevojshme.

– A të kanë ardhur tatimet, e pyes?

– Po, thotë. Disa herë. Njëherë kërkuan kuponat për dhomat. Një ditë tjetër, tatimorë të tjerë kërkuan rroba plazhi për veten e tyre. Kishin ardhur për punë, por donin të hidheshin një herë në det… Herën e tretë më vendosën pesëqind mijë lekë gjobë… Kishin kapur te dera një fëmijë me akullore pa kupon.

– Po daleni, more djema, janë fëmijë. Janë prindërit në dyqan, po bëjnë Pazar… Por nuk dëgjuan…

Marketi i Klearkos nuk është si marketi i lagjes tonë në Tiranë. Kuponat tatimorë i printon nga nje program kompjuterik…

E pyes Klearkon për Mihal Kokëdhimën.

-Është djalë i mirë, thotë.

-Djalë i mirë? Nuk e ke parë videon mbi kofano të makinës?

Pastaj kujtohem se Klearko nuk ka kohë për të parë televizor. Ka plot kohë për televizor 10 muajt e tjerë të vitit. Këto dy muaj, bashkë me gruan dhe vajzën nuk kanë kohë as për t’u ushqyer…

Pasi i tregoj Klearkos shkurt se çfarë shkruajnë mediat,ai thotë: Duhet ti kenë rënë në qafë. Nuk ka mundësi…

Te Mihali blinim peshkun 10 vite më parë. Hypnim në skaf, shkonim të rezervati në mes të detit dhe e kapnim vetë peshkun. Në atë kohë Mihali e kishte në ndërtim kompleksin. Pinim ndonjë kafe atëherë,pa zënka.

Një ditë të ngrohtë me diell, Mihali e rriti çmimin e peshkut. Ne nuk blemë që atë ditë më. Pak më tutje ishte një rezervat tjetër…Tani Mihali mund të ketë njëqind të zezat, por një hall i madh e ka detyruar të hypë mbi kofano.

Por, ndoshta pastaj nevoja për të jetuar e ka bërë ashtu të luftojë… Sepse, po të kishte rënë, a do të kishte shpëtuar gjallë nga gomat e makinës? Ndaj sot, pa vrer e histeri ndaj Mihalit e turizmit në vend, ndoshta së paku shoferi i makinës duhej të ishte arrestuar…. Dhe këtë ma përforcon ai çasti kur shfaqet makina e policisë. Në vend që të ktheheshin e të kërkonin ndihmë, ata ikin…

Të kthehemi te Livadhi.

Çdo pëllëmbë e plazhit sot është plot pushues. Restorante. Kafe. Kampingje.

Çmimet janë pak më të shtrenjta se te shtëpia ime në periferi të Tiranës por pak a shumë njësoj si në zonën pranë punës, afër qendrës së Tiranës. Më të lira se te TEG-u. Një kafe, shumë e mirë, kushton 100 lekë te resorti luksoz në fund të Livadhit. Në restorant, një ujë 1.5 l kushton 150 lekë, një picë proshutë-sallam kushton 650 lekë, një peshk koce ose levrek 900 lekë, sallatë greke 400 lekë, një birrë me kriko 150 lekë… Të gjitha me kupon tatimor. Kanë shumë frikë nga gjobat… Frika prej gjobave është më e madhe nga frika se turizmi mund të pësojë rënie për shkak të Mihalit dhe spanjollëve…

“Frika” e ka shoqëruar turizmin më Livadh. Në fillim frika se po investojmë, por nuk vjen kush për shkak të rrugës; pastaj frika se mund të vijnë pushues por nuk i përballojmë dot; tani frika se po vijnë, por çfarë të bëjmë që të kthehen sërish; frika nga tatimorët që presin të rrëzohesh që të të vendosin lakun në fyt…

Kam shumë miq që më rekomandojnë Korfuzin, Turqinë, si vende ku mund të pushoj më qetë dhe më lirë. Por mua nuk më rezulton kështu. Nuk harxhoj më shumë se 80 euro për gjithçka gjatë një dite në Livadh.

Në fillim, kur ne erdhëm në Livadh flitej shqip. Pastaj greqishtja flitej me zë të lartë… Ndërsa tani Livadhi flet italisht, anglisht, polonisht, çekisht, gjermanisht, greqisht, shqip…

Janë këto gjuhë që do ta mbajnë gjallë Livadhin, së bashku me ujin e detit blu e të pastër… Ndërsa unë jam çdo vit në kërkim të një vendi si Livadhi 15 vite më parë, por nuk e kam gjetur akoma…

26 komente në “Livadhi, Mihali, tatimorët dhe turizmi..”

  1. Tutu says:

    Ç’hall te madh kishte Mihali…??!!
    Ne pergjithesi mihalet e bregut jane bere te gjithe si bandite dhe kane zaptuar gjithe pronen publike… çfare te bente shoferi kur nje psikopat te hypen mbi makine… pastaj degjoje mire videon… ata jane cuna trima dhe i treguan dhembet ketij banditi qe bridhte pa zot…

  2. Ceni says:

    Cfare shkruan o njeri. Livadhi eshte katraure, me ndertesa te ngritira kuturu. Aty mund te pushojne njerez si ti, Jo qytetare, as te huaj.

  3. mik says:

    Asht shume e cuditeshme nje fenomen me Shqiperine !! Gjithmon kur dicka ne vendin tone fillon me marre rruge te mire, dicka bahet ‘ zebep ‘ dhe ajo e mire me nje shpejtesi te jashtzakonshme kthehet ne te keqe !! Ky ” fenomen ” ma shume te jep pershtypjen si nje fenomen i projektuar ma pare, se sa nje rastesi.
    Gjithsesi ! Qeveria Shqiptare ne asnje menyre nuk duhej te nderhynte ne nje skandal ordiner si ai i Kokedhimes. Cila qeveri serioze nderhyn pa interres ne ceshtje ordinere te tilla ?
    Ai rast duhej te trajtohej vetem nga policia.

  4. petriti says:

    E bere reklamen e radhes?,te lumte se e qave(megjithese ne shume pjese te artikullit nenkuptoje vetem parregullsi,nejse).tani ky biznesmeni nuk te merr leket per dhomen kete rradhe.

  5. Creasy says:

    Tani kujt i ka bere reklame ky tipi?
    Se ne livadh shkova dhe une te Dimitri po se kemi publikuar ne ndonje vend…
    Si ishin kushtet?
    Si ishin cmimet?
    Si ishte rruga per plazh?
    Apo ka rendesi Mihali dhe se erdhi dhe mori nje gjobe nga tatimet?

  6. art says:

    80 euro ne dite, asigjo hiç. 15 dite 150 mije leke te reja, aq sa paga e 3 muajve

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Per natyren te jape te gjithe te drejten e botes o Bujar. POR SHUMICA E ATYRE NJEREZVE QE JETOJNE E MENAXHOJNE LOKALE NGA VLORA DERI NE KONISPOL, NUK E MERITOJNE TE KENE PRIVILEGJIN E TE JETUARIT PRANE ATYRE MREKULLIVE NATYRORE.
    SEPSE DALIN PER TE ZHVATUR NJEREZIT, DHE JO PER TE PUNUAR DREJTE.
    MBI TE GHITHA JANE TE PAEDUKAT, ARROGANTE, AGRESIVE.
    Jam nje person qe frekuentoj prej 20 vjetesh jugun, por gjithmone me frike me zemer ne dore. Kenaqem kur shohe natyren, ndersa komunikimi me ata njerez eshte teper i veshtire.

  8. A says:

    Bujar Karoshi…cfare shkrove e cfare the a e mendove?
    Ne fillim u tha se:
    Turistet spanjoll kerkuan peshk deti( te eger) dhe mihali u tha qe po ka.
    Peshku u servir…por spanjollet thane se peshku nuk ishte i eger por rezervati.
    Kaqqqqqqqq….esgje me shume e me pak…as drita,as cadra,as rruge…
    Kaqqqqqq e thjeshte
    Kaq e kuptushme
    Kaqqqqq e domosdoshme… kur kerkon dicka dhe te thone po e kam,te jete ashtu sic thuhettttt.
    Po shoferi pse duhet te arrestohet??????!!!!!!!!
    Ku ne kete bote eshte pare qe policia te shikoje nje njeri varur ne kofanon e makines dhe po te beje si kurva kur te buzeqesh,por nuk te ka vene re fere kur ze muhabetin?????

    1. Vlora says:

      Edhe shoferi, edhe shoqeruesi i spanjolleve duhej te ishin arrestuar. Nga paniku, apo nga shpirtligesia, ata u sollen si kriminele ndaj Mihal Kokedhimes. Kete duhej ta sqaronte drejtesia.

      1. Uje Dajti says:

        Ja dhe serbi i rradhe se mbrojtje te çakejve as per femijt e tyre nukne duan kte vend por i nisin ne gjermani.

  9. Niko says:

    Po ata djemte e guides a i paguajne taksat? Po i kontrollon ministria e Financave?

  10. Gani says:

    Por cfare turizmi behet ne kete vend M…, me keta mender, “biznesmene” trapa qe kane punesuar super-trapa , “menazhere”,kamariere ,mashtruese dhe pisanjoze qe te vjen per te vjelle kur i Shiko…
    Isha me njerezit e mij ne Pogradec, dhe menduam te shkojme te “Mjelma “…cuditerisht Ishtar plot, por banjot ishin gjithashtu “plot ” jo me njerez, por me, M.., nuk hapeshe dera nga muti…
    Pastaj shkuam te ish vila e Enverit… The same shit, different place… rrofte turizmi shqiptar…

  11. Muco says:

    Me shkrim koti nuk me kane zene syte,femijet e ketij pas 15 vjetesh e kuptuan qe se kishin shpine e tyre?pastaj Mihali djal i mire thote para 10 vjetesh e kishte te njohur.Tani spo i ecnin me mashtrimet qe ju bente njerezve me ushqimin doli me kacavide ne dore si gangster, e pastaj qante si kurve ndoloni te zbres se do vdes.ai plera duget tu puthi kemtet atyre djemeve,se mjaftonte nhe frenim i forte dhe atij mostres i keputej dora dhe plasedhin trute ne asfalt. Ku qe ka bere shkrimin ska faj se sic paska mbiemrin qenka edhe vete.

  12. xy says:

    Plotesisht dokort me ty Gani Ne te gjtha lokalet e jugut dhe po thuajse ne gjth Shqiperin Banjat jane ne gjendje te mjerushme , as duart nuk mundesh te lash. Duhet nje “aksion” vetem per banjat qe lokalet i puajne pa rendesi por qe edhte gjeja e pare dhe me shum e rendesishme edhe se tavolina.

  13. Loku says:

    Zoti Karosh ja ke fut kot.Edhe une kam pak me shume se ju qe e frekuntoj livadhin ,po vitet e fundit e kan qelbur.Cmimet jane ritur plus aroganca e atyre pseudogrkeve eshte ber e pa durushme.Ndjehesha me mire te kampingu i asaj Gjermanes se te vendalinjt.

  14. xy says:

    Plotesisht dokort me ty Gani Ne te gjtha lokalet e jugut dhe po thuajse ne gjth Shqiperin Banjat jane ne gjendje te mjerushme , as duart nuk mundesh te lash. Duhet nje “aksion” vetem per banjat qe lokalet i quajne pa rendesi por qe eshte gjeja e pare dhe me shum e rendesishme edhe se tavolina.

  15. Ben says:

    Ik ore pirdhu! Ne Shqiperi edhe krimineleve u thone “Djale i.Mire”. Shqiptaret Jane shume larg ta kuptojne qe jeta e vertete ne demokraci eshte ndryshe.

  16. Adi says:

    Kaq miop eshte ky karoshi i shkrimit saqe as mbiemrin e vet nuk merr mundimin ta ndryshoje.

  17. Mare Nostrum says:

    Komplimemte per frymem pozitive ne shkrim. Ne nje vend ku te gjithe shajne nieri tjetrin, na qan syri per pak pozitivitet. Edhe sikur gjysmat nga ato qe ke shkruar te jene te verteta, perseri komplimente!

  18. Tutu says:

    Edhe nje here per Mihalin :
    Ju besoni se njerez si Mihali leshojne kupon tatimor restoranti … keta nuk kane as menu dhe as kase ne lokal se i mbrojne politikanet qe kullosin falas ne keto mejhane te paligjeshme…. por ligji thote qe :
    KLIENTI KA TE DREJTE TE MOS PAGUAJE NESE NUK I JEPET KUPONI TATIMOR OSE NUK KA VLEREN REALE( ne kete rast paguan ate qe shkruhet )…. nqs Mihali ka kuponin tatimor ta porosise te papaguar eshte i pafajshem, ne te kundert e drejta eshte totalish me klientet dhe ai duhet te trajtohet si bandit…kete ta dine politikanet injorante qe i dalin ne krah ketij banditi turistik…!!!

  19. cic mic says:

    o zot me flet per klearkon qe kete vit me vajten njerzit e mi edhe u coj nje shezllong dhe dyshek per siper….. kam ndejt 1 jave te klearko dhe kam patur 3 dhoma te cilat kam paguar afersisht 1 milion lek dhe NUK mora asnje fature e perseris ASNJE fature. Pra per 1 milion lek ky personi pagoj 0 taksa ne shtet. Te lutem zoteri mos e ngaterro bukurine e livadhit me njerez qe skan etike. Sa per gjuhen me vjen shume cudi sepse ky klearko te flet gjys shqip- gjys greqisht dhe kur ja kthen pergjigjen shqip te sheh shtrember kshuqe me njerez te till dhe me tipa si mihali edhe ate bukuri qe na ka dhen zoti po na e marrin keta derra…

    1. Edi says:

      Cic-Mic, keshtu duhet te jesh sjelle ti me te, qe te ka pare shtrember. Meqe e ke pasur merak kuponin, duhet tia kishe kerkuar, ndryshe sipas ligjit, nuk ke qene i detyruar te paguaje. Eshte kollaj te shash tjetrin ketu te Tema, por ti as e ke idene se si Klearko e ka ndertuar ate vend vit pas viti. Une isha 10 ditet e para te korrikut kete vit, por me mire ti marre parate nje si puna e atij, se sa drejtoret e Rilindjes me hotele ngado ndertuar me para korrupsioni.

  20. ppa says:

    Shkrim i shkruar thjeshte dhe me vertetesi; edhe ceshtja e Mihalit, vertete ha diskutim; shoferet guida u sollen apo reaguan jo mire ; thjeshte fare – kur ke nje konflikt per pagesen, nuk mund te largohesh pa u sqaruar me te zotin e lokalit; kujtojme rastin e Ohrit ne Maqedoni – klientet paten diskutim per cmimin – erdhi policia – palet gjeten nje zgjidhje ; mendoj se shoqeruesit e furgonit kane nxitur apo frikesuar spanjollet per t’u larguar sa me shpejt; kjo ka sjelle reagimin e Mihalit….; cka me ben pershtypje ne shkrim eshte – gjoba e tatimoreve per nje akullore pa kupton , jene vertete hienat e administrates se bashku me doganoret – nuk u intereson zbatimi i rregullave por trembja klienteve me qellim qe here tjeter ne vend te gjobes 500 mije leke per shtetin te marrin 100 mije leke per xhepin e tyre.

  21. leko says:

    Ky eshte nje turp i madh qe njollos kombin…
    Nqse ka shtet rrafshohe ate restorant te ndyre dhe gjyqi i asaj familje plere te behet shembull….
    Boll me kete ndyresira e hajdut te bregut….

  22. Urani says:

    Lexova sa lexova dhe kur mberrita tek…. Mihalin e ka shtyre diçka qe u hodh mbi kofano…aty ndalova dhe me erdhi per te vjellë. Patjeter qe Mihalin e ka shtyre nje e keqe shume e madhe, se i kishte femijet pa buke. Ajo per mua eshte e keqja me e madhe ne kete botë. Po Mihali ça kishte. Biznesin e paskej ndertuar prej gati dhjete vitesh. Taksa nuk paguante. Tani na del qe edhe drita nuk paguante. Shume per te qare hallin paska qene i ziu me bojë.
    Po injorant pa dyshim. Se nje drejtues hoteli nuk duhet te jete ne kuzhine, por duhet te prese dhe percjelle klientet, dhe ne fund t’i pyese nese mbeten te kenaqur. Po te kishte edhe dy grame mend spanjollin e kishte mbajtur ne pëllëmb te dores, edhe ai do ti sillte me qindra turiste te tjere.
    Po Mihali na paskej qenë Mihali i tmerrshëm, qe terrorizonte pushuesit, njeren madje e kishte hedhur edhe nga shezloni.
    Me nje fjale i paska patur te permbledhura ne pakete te gjitha sifatet e nje njeriu antibiznes, brutal, terrorizues, nje plehre me gjithe kuptimin e fjalës.

  23. cris says:

    Ky artikull eshte si muhabet kafe, hajde gazetar hajde Albanistan. Me keto perralla mundohesh te zbutesh situaten per ate trimin e xha jahos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje