Zbardhen bëmat e Mihal Kokëdhimës, e “masakrojnë” turistët: Rrihte klientët prej 2015

19 Gusht 2019, 09:30Sociale TEMA
Zbardhen bëmat e Mihal Kokëdhimës, e

Nga Mentor Kasa

Pamjet e shpërndara me shpejtësi në Shqipëri me protagonist Mihal Kokëdhimën, pronar i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, dolën po aq shpejt edhe jashtë kufijve tanë, fillimisht nëpër forumet dhe faqet e internetit që shërbejnë si udhëzuese për turistët dhe më pas edhe nëpër faqet gjeneraliste të informacionit, në Itali e Spanjë.

Në rrjetin social Reddit, videon e ka publikuar grupi “Public FreakOut”, një komunitet me mbi 1.2 milionë ndjekës, që me ironi e sarkazëm shpërfaq me video dhe foto ndodhi të çuditshme dhe në kufijtë e reales nga e gjithë bota.

Videoja ka marrë mijëra komente në pak orë. “Sikur këto përpjekje t’i bënte për të përmirësuar shërbimin tek restoranti i tij…”, ishte njëri prej tyre.

Pikërisht shërbimi tek restoranti “Panorma” në Porto Palermo ishte molla e sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë. Këta të fundit ishin shprehur të pakënaqur me vonesën e porosisë dhe në fund kishin vendosur që të largohen, pa u shkuar në mendje reagimi kaq agresiv i pronarit.

Restoranti në fjalë, ashtu si një pjesë e mirë e restoranteve dhe hoteleve përgjatë rivierës së detit Jon në jug të Shqipërisë, gjenden në “TripAdvisor”. Foto e publikuara të joshin dhe të sugjerojnë një ambient fantastik, me një pamje të mahnitëshme, plazhe me ujëra të kristalta, pjata të përgatitura me kujdes dhe të shijshme.

Por, fotot janë “karremi” që e kanë ngrënë shumë turistë. Në vlerësimin që ka marrë për shërbimin e përgjithshëm, restoranti i Mihal Kokëdhimës nuk kalon as nivelin mesatar. Në total janë 37 vlerësime, ku pjesa më e madhe e tyre janë negative. Në komentet shoqëruese të këtyre vlerësimeve vihet re se prej vitesh restoranti ofronte një tjetër shërbim nga ai që porositej.

Këshilla e përgjithshme që jepet nga komuniteti i turistëve në “TripAdvisor” ishte shmangia e këtij restoranit, që e vlerësojnë si një “kurth tipik për turistët”.

“Në fillim m’u duk gjithçka në rregull: një det i mrekullueshëm, ujë i kristaltë, aroma e peshkut ndjehej fort, por jo! Asnjë menu nuk na u dha, asnjë çmim i saktësuar, nuk mund të zgjidhnim ushqim tjetër përveç peshkut në zgarë me sallatë dhe verë. Pronari nuk dëshiron që ju të zgjidhni. Ai kërkon të shesë peshkun e tij shumë, shumë shtrenjtë. Peshku merret nga rezervati, që është përpara restorantit dhe më pas bëhet në zgarë. Duhet të prisni gjatë deri sa të piqet dhe situata bëhet akoma më keq. Një shishe verë e bardhë të vjen në tavolinë, edhe nëse nuk e ke porositur. Nëse e refuzon, stafi nuk duket fort i lumtur. Në fund, fatura është e majme, rreth 3-4 herë më shumë se çmimet normale në Shqipëri. Pronari shet peshk rezervati me të njëjtin çmim si peshku i detit. Ai nuk të pyet për peshën e peshkut që dëshiron, nuk ta tregon para se ta gatuajë, nuk të thotë asgjë, përveçse të kërkon paratë në fund. Seriozisht, më mirë gjeni ndonjë vend tjetër për të ngrënë”, shkruan në vlerësimin e vet një përdorues me pseudonimin “Aaa123aaa”, që më 1 shtator të 2016.

Një tjetër përdorues lë përshtypjet e tij në këtë forum më 21 dhjetor të 2015. Thotë se ka ndalur në këtë vend në gusht të 2015.

“Kujdes! Kushdo që shkon në atë vend, me gjasa do të sulmohet nga pronari! Për herë të parë që shkova atje, pashë sesi pronari goditi me grushte një çift vetëm sepse guxuan që të uleshin që të dy në të njëjtin shezlon. Djalit i theu hundën dhe u gjakos keq dhe situata u qetësua vetëm kur erdhi policia. Herën e dytë që shkova, pronari sulmoi një tjetër çift, këtë herë miq të mi. Edhe këtë herë erdhi policia, por pronari i kërcënoi edhe ata. Të gjithë miqtë tanë kanë patur një përvojë të ngjashme në këtë vend. Ushqim shumë i keq, shumë i shtrenjtë për atë çfarë të ofrohet. Paguan si në një hotel me pesë yje. Të shet peshkun e rezervatit si peshk të egër deti. Për mëngjes, dy vezë, dy gota qumësht, një racion reçel dhe një kafe kushtojnë 30 euro. Ju këshilloj që të qëndroni larg këtij vendi”, shkruan një tjetër.

Pjesa më e madhe e vizitorëve që kanë lënë përshtypjet e tyre për shërbimin dhe cilësinë në këtë restorant janë italianë dhe anglezë. Por ka edhe nga vendet e tjera, ndërkohë që nuk mungojnë as vlerësimet maksimale, megjithëse të pakta në numër. Në një prej tyre, një turist çek lëvdon si shërbimin, ashtu edhe kuzhinën dhe pamjet e ofruar.

Restoranti aktualisht është i mbyllur dhe e sigurtë është që videoja e përhapur këto ditë nuk do të ndihmojë Mihal Kokëdhimën në përmirësimin e imazhit të restorantit të tij dhe as në rritjen e vlerësimeve pozitive për “Panorma” në “TripAdvisor”.

Sa i takon debatit a e dëmton turizmin apo jo, nisur nga përvojat e së shkuarës, përgjigja anon nga “Jo”-ja. Mihal Kokëdhima nuk është i pari që sulmon turistë të huaj në Shqipëri. Në të shkuarën sulmet ndaj tyre kanë qenë edhe më të rënda, si në 2015, kur dy turistë çekë u vranë në zonën e Thethit. Ngjarja tragjike nuk i largoi çekët nga kjo zonë në vitet në vazhdim, pavarësisht bujës që pati edhe në Republikën Çeke.

Pra, më shumë se në klimën e turizmit në vendin tonë, videoja me protagonist Mihalin, për nga përmbajtja e saj, do ta vendosë Shqipërinë për herë të dytë në qendër të forumeve, rrjeteve dhe grupeve ironike e sarkastike të botës online. Hera e parë ndodhi në pranverë, kur përpjekja me spotin “Taken By Albania” për të joshur turistët me emrin e Liam Neeson, aktori protagonist në filmat “Taken”, u vlerësua nga mediat ndërkombëtare, përfshirë këtu britaniken “The Telegraph”, si slogani më i keq në botë.

“Miqësia” me Ramën nuk e shpëton Mihalin

Gjykata e Vlorës dha këtë të diel masën sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, por jo para se ky i fundit të shprehte habinë e madhe se përse çështja e tij kishte bërë kaq shumë bujë në publik, ndonëse është protagonisti kryesor i një videoje, që për nga dinamika do ta kishin zili edhe regjisorët më të famshëm të filmave aksion në Hollivud.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ato të kanosjes dhe të dëmtimit të pronës private me dashje. 51-vjeçari i mohoi ato, madje tha se ai ishte viktimë e “agresionit të turistëve spanjollë dhe të shoqëruesve shqiptarë të tyre”.

“Nuk kam bërë asnjë gjë t’i sulmoja ata. U mundova t’i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Xhamin e makinës e theva për t’u mbajtur. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici”, deklaroi ai.

Por, pretendimi i tij bie ndesh me pamjet e publikuara, ku për 3 kilometra shihet duke u përpjekur që të hyjë brenda makinës në ecje nga xhami i përparmë i saj, madje edhe në fund kur makina ndalon dhe ai zbret, pasi më parë i lutet shoferit që të ndalonte pasi ishte lodhur dhe nuk mund të qëndronte më përpiqet që të hapë derën nga ana e shoferit për ta sulmuar atë.

Pavarësisht kësaj, avokati i Mihal Kokëdhimës kërkoi që ndal klientit të tij të jepej një masë më e lehtë me pretendimin se askush nuk është lënë në arrest me burg për akuzën e dëmtimit të pronës me dashje. Nga masa e arrestit me burg nuk e shpëtoi as arsyetimi se i duhej të punonte për të siguruar arsimimin e dy fëmijëve në Gjermani dhe as deklarata kur thotë se “e ka mik Kryeministrin Edi Rama” në bashkëbisedim me avokatin e tij. Ky i fundit sqaroi pas përfundimit të seancës kontekstin e kësaj deklarate të klientit të tij.

“Tha që e ka Ramën mik pasi kryeministri do i ketë kërkuar votën dhe këta ia kanë dhënë. Siç ia jep 90 % e jugut”, tha ai duke shtuar se vendimin do ta apelonte dhe se kishte kallëzuar penalisht dy shoqëruesit e turistëve spanjollë.(Gazeta Si)

25 komente në “Zbardhen bëmat e Mihal Kokëdhimës, e “masakrojnë” turistët: Rrihte klientët prej 2015”

  1. Sa per Info says:

    E para: Aty ne ate vend nuk duhet te ishte ndertuar asgje , lere pa nje Restorant.
    .
    .
    .

    E Fundit: Aty ne ate vend nuk duhet te ishte ndertuar asgje, lere pa nje Restorant.

    1. Korigjuesi says:

      A E lexoi njeri tabelen e lokalit ?????
      Shkruhet qarte dhe sakte per te gjithe :
      Bar Restorant PANORMA. Kuptuat PA NORMA e jo Panorama. Pra Kakedhimja e ka deklaruar me shkrim qe te hyrja qe do Ja futi te gjith klienteve.
      Atehere ku qendron problemi ketu????????? ???????

      1. emigrante says:

        drejt pa norma. tevdil hava me pak fjale.

      2. Illyrian says:

        E forte. Nuk I kisha pare fotot… tamam pa norma

    2. Kopani nga malokeria says:

      Policia Policia Policia. E peserita 3 here Ku eshte.

  2. Turist says:

    Ky kanibal eshte per ne gjykaten e krimeve te renda dhe nuk mund te shpetoj pa 10 vjet burg, plus shembjen e ndertimit sa me pare.
    Te denohen edhe ata qe e kane lejuar dhe suportuar kete bastard te ushtroj aktivitet te paligjshem.

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Policia qe duam. Shteti qe duam. Dhe kafshet si Mi hale qe jetojne ne kete vend te mrekullueshem. POR ME PUSHTETARE TE KORRUPTUAR DERI NE BREZIN E 16 -TE.
    30 vjet demokraci, e po na duket sikur bejme regres jo progres.

  4. Kjo eshte “prone” e Koço Kokëdhimës dhe eshte totalisht pa leje dhe letra Ligjore, ndersa Mihali (apo me sakte: Mi-hale) eshte kushuriri i Koços qe “figuron” ne opinion ne Qeparo e Himare sikur eshte “Pronari”. Qe ne keto moment sekuestrimi i Lokalit ne total dhe i rrjetave rritese te peshkur aty ne gji, te SEKUESTROHEN, ndryshe askush nuk do zere mend nga pushtimi i natyres Shqiptare. Fisi Kokëdhima ne Qeparo njihet e perflitet si me gen nder breza, ksizofrenesh e te dhunshem, goje hale dhe bythe lepires, prandaj duhet te denohet Ky Mi-hale dhe kush ishte me te ate dite qe ndiqte furgonin e turisteve Spanjoll, qe te mos guxoje më askush ne Shqiperi te beje te “fortin” ndaj kujtedo, Shqiptare apo te Huaj.

  5. mira mira says:

    Kjo eshte prone e vjedhur, nuk eshte e Mihal Kokedhimes dhe as e kushuririt te tij Koco Kokedhima qe ja ka lene ketij KRIMINELI ta administroje. Duhet sekuestruar urgjentisht. Letrat e fallsifikuara jane ne Gjykaten e Vlores dhe ne Hipoteken e Himares. kerkoni pak dhe gjithcka del ne shesh.

  6. Pushues says:

    Vijme çdo vit ne Shqiperi, ne Vlore. Asnje problem nuk kemi patur. Kudo me menu, po ta mbajti xhepi bleje.
    Edhe ne Karaburun kur ishim me anijen Black Pearl (ose Perla si i thone), shume me rregull, me menu.
    Ne anije sherbim shume i mire. Pronarja nga Fieri, njeri i shkelqyer. Na pruri kafete falas. Çmimet ne anije te aresyeshme.
    Edhe ne Karaburun po ashtu. Me menu. Kishte peshq nga 1000 leke te reja ne 17500 leke te reja. Ti zgjidh çfare te duash. Varet çfare xhepi ke.
    Racionet normale, stafi shume I sjellshem, edhe me disa rumune a hungareze çfare ishin, qe nuk dinin çfare donin.
    Ishim edhe ne Golem, por me te njejtat çmime si ne Vlore, merrje vetem me pak se gjysmen e racionit.
    Pastaj, nga Palasa deri ne Sarande, o nene, o nene, o nene, do thoshte Jovan Bregu. Merr buke me vete me mire, sepse misioni i shumices se restauranteve nuk ishte sherbimi, por zhvatja e klientit. Por me te njohur, gjeje edhe vende te mira ku kishte edhe sherbim, edhe cilesi, edhe çmime deri diku te aresyeshme.
    Çfaredo qe thuhen per kete trapin Kokedhima, Jane te verteta. Ky dhe pronare te tjere si ky ne zonen e Bregdetit Jane bere te babezitur dhe kane humbur çdo aresye. Prandaj ndodhin keto idiotesira.
    Nuk e kane sherbimin ne gjak. Kujton se ja kane per borxh. Sikur ti je I detyruar te shkosh tek ai. “E do ku po ha buke to apo jo?”
    Shesin detin we nuk eshte i tyre, dhe nuk shesin sherbimin, te cilin e kane te tyren.
    Kemi qene edhe tek Hotel Goldi ne Vlore. Sherbim fantastik. Ne Jonufer po ashtu. Ne Radhime atje ku piqen kecat, ishte nje djale fantastik qe na sherbeu, dhe ne fund fare e morem vesh qe ishte djali i pronarit.
    Por sa per kete Kokedhimen, shiko Koçon, dhe nuk ka nevoje te flasesh fare.

  7. Niko says:

    Po atyre djemve te guides po i kontrollohet aktiviteti nqs paguaje taksa?

    1. Noku says:

      Ty po te tregojne ujkun, ti shikon gishtin.

  8. Aqif Kapertoni says:

    Denimi i Mihalit duhet te jete maksimal! Por fatkeqesisht denimi i tij nuk eshte zgjidhje as per Mihalin, as per turistet, as per “Mihalet” e tjere te bregdetit shqiptar!

    Po nuk u shkaterrua aparatusi shteteror qe lejon qe njerez si Mihali te ndertojne restorante e hotele pa leje, te operojne pa leje e te veprojne me mentalitete kanunore ne biznes, do te shohim dhe shume Mihale te tjere te behen publike. Se per te patur ka plot, mos te themi 80% e bizneseve nga Palasa ne Butrint menaxhohen nga “Mihale” te tille. Ndaj nuk duhet denuar vetem Mihali, por gjithe ata nga mbrapa Mihalit qe kane lejuar qe ky psikopat dhe kriminel i lindur te operoje nje restorant ne mes te vendit, i pashqetesuar deri ne vitin 2019, edhe pse te gjitha vleresimet ne Google dhe Tripadvisor e tregojne per psikopat qe ne vitin 2012. Persona pergjegjes ne Bashki, Prefekture, Polici e deri ne Ministrine e linjes duhet te pergjigjen qe pse ky i cmendur operonte i pashqetesuar.

    Vetem atehere zgjidhjet ceshtja e “Mihaleve” ne Shqiperi, kur te kapet problemi nga koka, e jo nga kembet.

  9. X says:

    Atyre qe shtrihen ne nje shaiselang ua ka bere mire qe u ka thyer hunden…sepse shqetesojne familjaret. Per te tjetat le te marre ndeshkimin nga ligji.

  10. Leon Rrapini says:

    Une jam ne plak i avancuar i ikur nga fshati im ne bregdet qe 10 vjetsh, kur mbaj ment qe gjyshja atehere ne moshen time sot na porosiste “mos luani me femijte e Filanajve se jane fis me sifiliz ne tru”. Pra bregdetit shkembor ka aty ketu fise gjenetikiisht skizofrene, tek te cilet jo gjithemon bene efekt edukata. Keshtu Ky pronar ters duhet kuruar si i semur psiqik prej gjenit.

  11. Leon Rrapini says:

    Genjeni, turp per ju qe diskriminoni komentet serioze dhe pranoni ato me fjale turpe e te flliqura. Une jam ne plak i avancuar i ikur nga fshati im ne bregdet qe 10 vjetsh, kur mbaj ment qe gjyshja atehere ne moshen time sot na porosiste “mos luani me femijte e Filanajve se jane fis me sifiliz ne tru”. Pra bregdetit shkembor ka aty ketu fise gjenetikiisht skizofrene, tek te cilet jo gjithemon bene efekt edukata. Keshtu Ky pronar ters duhet kuruar si i semur psiqik prej gjenit.

  12. altin says:

    Me kete Kokedhimen do pleqeronte Rama? Me duket se do shkojne shume si tipa.

  13. lymi says:

    KY RESTOTANT ESHTE ME GANGESTERE TE FAMILJES KOKEDHIMA DHE NQSE KA BYTHE KY SHTET DUHET TA SHEMBI….. QE BREGU NKU DI TE SHERBEJE KJO DIHET SE JANE TE GJITH HAJDUTE….
    TE SHKOSH NE NJE BUJTINE NE VALBONE APO NE VERMOSH DO TE HABITENI NGA MIKPRITJA E MALESOREVE…
    NE BREG TE SHESIN DETIN SE SKA BYTHE SHTRTI….
    FAMILJA KOKEDHIMA ESHTE E NJEJTE ME FAMILJEN KRIMINALE TE ILIR BALILIT.

  14. Shqiptar says:

    Po te shikoni ne foton nr 5, nje pjese e ndertimit eshte mbi det. Ku e gjeti ky pronesine mbi det. Si pallati i Lulzim Bashes ne vlore. Te shohim nese do mbahet i njejti qendrim.

  15. Tafa says:

    Qenkan kafshe me te egra keta maloket e jugut nga ata te veriut qe krahasuar me kokedhimat duken lule.

  16. Alban Dega says:

    Si TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare ka te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show mediatik i ministrit te Turizmit Klosi nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise.
    Ai sherben me shume si shembull dhe frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

  17. AlboEagle says:

    Policia dhe Shteti Shqiptar ABSOLUTISHT NUK U BEJNE ASGJE TE HUAJVE PER Shkelje ligji. Shteti dhe Policia jone jane impotente dhe sherbetor te te Huajve qe jane te forte vetem per te ushtruar dhune dhe Arrestuar Shqiptaret. Ky Shtet Qelbesire qe mbahet me Taksat tona paguhet nga populli Shqiptar per te abuzuar Shqiptaret. Qeveria Shqiptare ne pamundesi per te Arrestuar te huajt, justifikon mos reagimin e vet duke fajesuar Shqiptaret ne menyre Artificialete qe populli mos reagoje. Sot ne kete gjendje Shqiptaret ndihen pa ndihme dhe te braktisur si ne emigrim por sodomos dhe ne token e vet. Sot menyra e qeverisjes se RiAbortit eshte qeverisje Zogiste ku te huajt te bejne cte duan dhe vendalinjte te Shtypen me token e vet. Shqiptaret te deshperuar marrin vet ligjin ne dore duke kryer akte te ndryshme vetgjyqesie. Shqiptaret nga ana tjeter duhet ta mbeshtesin bashkatdhetarin e tyre dhe jo ta groposin sepse vetem bashkimi na shpeton. Ne asnje vend tjeter te botes nuk mbrohet i huaji dhe shtypet vendaliu. Turiste te shumte kane humbur jeten me vende te tjera te Botes nga sjellja e tyre arrogante dhe dashakeqe. Une kam 20 vjet qe jetoj ne Amerike dhe biles kam sherbyer ne Ushtrine Amerikane. Une vete cdo vit ne Shqiperi me pushime dhe kam pasur pervoja te keqija si me turistet e huaj por dhe me policine dhe gjykaten Shqiptare. Une meposhte do ju numeroj incidentet dhe ndodhite qe mua me ka rastisur atje gjate viteve te ndryshme kur kam ardhur me pushime.
    Shtator 2016. Vendodhja plazhi i Bunecit. Gjate kthimit tim nga Ksamili bashke me nusen dhe djalin ndaluam per nje kohe te shkurter ne Bunec. Parkimin e kishin zene ne menyre te parregullt nje cift Gjerman qe kishin bllokuar dhe rrugen me RV te tyre. Une dal nga makina dhe i them Gjermanit te hapte Rrugen por ai ne menyre arrogante te gjeja vend diku tjeter se ai oshte i zene duke bere foto dhe nuk kishte kohe ta levizte. Une po ngulmoja qe ai ta hiqte sepse nuk kishte vend. Ata u larguan dhe hyne ne zondn e plazhit, djali im 4 vjeci ndjek dhe i shkon gruas Gjermane ku i therret ta heq makinen ajo kthehet nga djali dhe kur ky u afrua atehere ajo e shtyn dhe djali bie ne guret e plazhit dhe gjakoset tek Gjuri. Ne ate cast une vrapoj si shigjete dhe vete tek kjo Gruaja ky del para Si per ra mbrojtur dhe me qellon me grush une i Shmangem dhe e godas me grusht shume fort sa e lash me te paren here pa ndjenja, ai bie dhe i perplaset surrati tek guret e plazhit. Pastaj vrapoj tek Gruaja dhe e qelloj ndersa ajo si bushter e ndyre ulerinte dhe qante. Nisje vjen drejt meje duke qare dhe djali po qante. E lashe se do ta kisha masakruar dhe bushtren Gjermane jo vetem nga gruaja dhe Djali por se u ul ne gjunje dhe po kerkonte falje. Hipem ne Makine dhe na ndaluan ne Policine e Vlores ku me pas na cuan ne Himare se Buneci i perkiste bashkise se Himares. Ne policine e Himares me kane deformuar denoncimin fuke nderruar presjet dhe duke nderruar ndonje fjale. Une e ktheva 4 here denoncimin e ngjarjes te versionit tim. Ndenjem ne hotel dhe te Nesermen vjen cifti gjerman me nje perjethyes koti. Kur dalin nga stacioni policor, une po prisja jashte dhe perseri uunduan te provokonin por une ju afrova perseri ata u tremben dhe perkethyesi nderhyri. Une i kthehem perkethyesit dhe i them mbaji ata nen kontroll se po provokojne se Zot ne shtepine time jam vete. Doja te beja denoncim per dhume familjeje dhe nuk e moren. Ne Dreke nxorra pashaporten Amerikane sepse nuk ju kisha thene ende. Kur hyra ne zyre diten e dyte nxora karten e identitetit ushtarak dhe pashaporten Amerikane. Kerkova te kontaktoja Ambasaden per trajtimin e keq. Shefi mderroietoden nga arrogant u be lepur. Une nuk u besoja syve se si keta qelbesira u bene nga trima ne lecka per te fshire kepucet. Ata filluan Shfajesoheshin dhe kerkuan te falur. Shefi per ta hequr nga prapanica e vet ceshtjen e transferoi tek Policia e Vlores dhe prokuroria atje do merrej. Himariotet na Shikonin si terrorista se e kishin marre vesh. Gazetat Shkruanin sikur nje Cift Shqiptaresh ushtruan dhune mbi ciftin Gjerman per ti grabitur 10 Euro. Keshtu kishin Genjyer Turistet Gjerman. Gazetat dhe Portalet nuk e permenden faktin qe une jetoja ne Amerike dhe isha shtetas Amerikan. Gazetat dhe portalet nuk e permenden gjithashtu faktin qe une kisha femijen me vete. Gazetat dhe portalet fshehen qellimisht faktet, deformuan historine ne menyre te qellimse per te me portretizuar mua si agresorin dhe Gjermanet si viktima. Thjesht duan ti kthejne ne skllever nga ana psikologjike Shqiptaret qe ti shohin Pushtuesit e huaj si shpetimtare dhe jo si grabitqar. Kjo ndodh sepse qeveria jone dhe shumica e mediave jane te shitur tek te huajt. Gazeta Tema ishte e vetmja Gazete qe me dha mundesine te Shkruaj dhe te sqaroj ate ndodhi ne ate kohe. Gjyqi me Gjermanet u mbyll se ata u terhoqen. Korrik 2017. Plazhi Pema e thate Ksamil. Nje grup Turistash italian qe ulerinin dhe klithnin si te cmendur ne plazh kishin marre nje qen te madh me vete dhe ku qente ne plazhe ne Shqiperi me Ligj nuk lejohen. Si duket ata nuk duan ti pershtaten traditave tona si mysafir por as dhe ligjeve tona. Qeni verdallosej ne plazh.Une isha me nje Shok dhe dy djemte e tij. Nje nga djemte qe ishte 8 vjec futet te notoj kur fare Afer i kalon nje italian me moto ski uji. Ky shoku ngrihet dhe i ulerin dhe e shan. Kur kthehemi tek Shazllonet qeni i sulet djalit tjeter te tij qe po luante me top. Une ngrihem dhe i tjem ta heq qenin nga plazhi para se te kafshoj njeri. Ajo thot merr policine .Une i tjem rregulli eshte qe nuk duhet te mbash qen. Ajo vazhdoi. Vjen dhe ky italiani dhe po fliste ne menyre arrogante. Prit i thash sa te vete ne makine te marr ca gjera se do ja u thyej kockat te dyve .Une nuk merrem me polici i thashe. Une e marr vet situaten ne dore. Fillova te shkoja drejt makines me ndjek italiani dhe kerkon te falur. Kurva italiane largohet nga plazhi megjith qenin. TURISTET E DOJNE MIRE QE NE SHQIPERI TRAJTOHEN SI ZOTA SI MGA QEVERIA POR DHE NGA SHUMICA E POPULLIT NAIV Shqiptar.
    Gusht 2017 Tre urat Permet tek Llixhat. Une dhe vellai si dhe djali i tij 9 vjec shkojme tek llixhat gjate rruges per ne Korce per festen e Birres. Sa ndalojme makinen dhe une dal i pari. Nisemi drejt llixhave. Ne krah te djathte eshte nje restorant me njerez dhe me tutje jane banjat qe zhvishen. Dy ciftet Gjerman ishin perpara banjove dhe restorantit. Ne vend te shkonte njeri nga meshkujt ne banjo dhe te nderroheshe,. Gjermani na u zhvesh ne rruge nudo. Njerzit Shikonin dhe nuk e hapnin gojen. Vellai me nipin ishin nga pas po vinin. Une i ulerij ai nuk reagoi marr nje gur te madh i qelloi ai ul koken dhe hipen motorrin dhe ikin me shpejtesi. Une i pash targen dhe lajmeroj policine. Kur me pergjigjen ne telefon dhe ja tregova historine me pergjigjet polici gjith pordhe. Po ska ber gje tha se nuk vrau njeri. Ti e lije vajzen apo gruan te shikonte ate ne ato caste i thash? Zoteri me tha mua gjith inat se po flet shume. Mire i thash ky femije 9 vjec ka lindur ne Amerike dhe po te zhvishet njeashkull nudo para femijes quhet pedofili dhe ha te pakten 25 vjet burg dhe rregjistrohet ne polici si grabiqar seksual. Ju nuk beni gje? Mire do ta shohim. Vjen nje polic tek llixhat na merr denoncimin. Ai erdhi pas 45 minutash. Ejani ne rajon. Beme denoncimin per akte te turpshme ne syte e femijes. Vjen shefi ca te bej une tha se skemi ku ta gjejme. Po ju i thashe po ta godiste nje Shqiptar Turistin e gjenit menjehere ndersa une me targe ne dore dhe nuk e ghen dot? Indpekzoti nderhyn dhe me thote po e zhdepje ne dru legenin dhebaronte puna se ti shtetas Amerikan je ste arrsedtojme dot per kete pune. Po ju ca beni ketu thashe? Degjo tha njeri atje, ne na i ka lidhuar duart qeveria e Rames me te huajt sidomos me Gjermanet. Ti shko ndiqe me ambasade po ne po ta themi si eshte. Shtator 2016. Syri i kalter Sarande.
    Rrethuar vendi me gardh dhe nje tabele ne dida gjuhe ku Shkruante qe nuk lejohet Noti, Zhytjet dhe veshja me rroba plazhi ne zone. Siper mbi burim tek ballkoni na ishte nje cift Gjerman. Ai na u zhvesh nudo dhe donte te hidhej. Une isha me 3 shoke sa u afruam dhe e pame. Nje nga ne merr nje gur te vogel dhe e qellon ne kembe. Gjermani vishet menjehere dhe therret police police. Nje nga Shoket i thote ik cse as policia nuk te shpeton fot se ja ku e ke tabelen dhe ke thyer ligjin qelbesire. Gjermani iken me vrap nga frika duke then Sorry Sorry. Ne te katert jetojme ne erike dhe komunikimi ishte ne Anglisht. KETA JANE TURISTET QELBESIRA DHE LLUM QE VOJME TEK NE. NE I PRESIM ME RESPEKT POR ATA ABUZOJNE me MIKPRITJEN TONE.Mikpritja eshte idiotllek se i kepet atyre qe ta japin. Mikpritja i jepet atij qe te respekton. Te HUAJT E KANE MARRE PER SERVILIZEM DHE BUDALLALLEK MIKPRITJEN TONE. ASNJE VEND NE BOTE NUK URREN VENDALIUN DHE I KEP TE HUAJIT MIKPRITJE. TE Huajt na kane pushtuar,vrare, prere, masakruar dhe kane borxhe te pashlyese ndaj nesh.Shqiperia e Shqiptareve. Vdekje e tradhetareve

  18. ana says:

    KEMI TE BEJME ME NJE NJERI JO NORMAL, PRA ME NJE TE SEMURE PSIQIK! nGA INFORMACIONET QE VIJNE TREGOJNE QE KY PERSON VAZHDIMISHT ESHTE KONFLIKTUAR ME KLIENTET. dHE POLICIA PASKA SHKUAR SHUME HERE. nE KETO KUSHTE, ESHTE SHTETI AI QE NDERHYN DUKE I MBYLLUR LICENCEN PRONARIT. pOR NESE KY, SIC POI THUHET NUK QENKA AS I LICENSUAR, PRA I REGJISTRUAR TEK TATIMET, ATEHERE FAJI ESHTE KOMPLET I SHTETIT DHE PERSONI NE FJALE DUHET LENE I LIRE, KUPTOHET DUKE JA HEQUR TE DREJTEN PER TE MENAXHUAR SHERBIME PUBLIKE SI NJE I SEMURE MENDOR DHE QE JANE ME MIJRA NE SHQIPERI.

  19. Alban Dege-s says:

    Here tjeter i kam lexuar me kenaqesi shkrmet e tua. Kete radhe iMos fol kot or mik! Ti ske qene ne Shqiperi ne vere. A mund te presesh ti 3 ore deri sa restoranti te marre nga Vlora makaronat ,,,,
    Spanjolli u merzit …..
    Pagova 1 cope djathi e 1 birre 10000 leke . Turp OK???

  20. Buckethead says:

    Shteti te marri masat e duhura , hetimi tatimor kontroll te biznesit nga dita e pare e aktivitetit , te ardhurat per investimin , faturat e furnizimit edhe per nje kg domate . , ku e gjeti token ne buze te detit ky monster deti .,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje