Tirana renditet e dyta në destinacionet më të kërkuara vitin e kaluar në faqen “Airbnb” që i kushtohet prenotimit të apartamenteve nëpërmjet internetit, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.
“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës si destinacione turistike këtë vit”, shkruan “The Sun”.
Megjithatë një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura po zënë kreun e klasifikimit.
“Airbnb” ka listuar 10 qytetet, gati të panjohura, që kanë regjistruar numrin më të lartë të prenotimeve në 12 muajt e fundit.
Lviv, në perëndim të Ukrainës ka shënuar rritjen më të lartë në prenotime vitin e kaluar.
Në vend të dytë renditet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, e ndjekur nga Katovica (Poloni), Koshice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalia (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmar (Holandë).
Moska dhe Lisbona, të vetmet qytete të njohura si destinacione turistike në këtë listë, mbyllin dhjetëshen kryesore.
Rritjen jo destinacionin. Mos mashtroni popullin me lojra fjalesh
Po të mos ishin bërë 70 000 bunkere dhe municione në miliarda, sot do kishim më pak të varfër.
ja keni fut kot o gazetar. Keto 10 qytete kane rritjen me te larte te prenotimeve, por jo se zene vendet e para ne prenotime. Pra nese ne vitin 2017 nga britaniket ishin pronotuar nepermjet airbnb ta zeme 1000 net apartamente dhe ne vitin 2018 u prenotuan 1200, rritja eshte 20%. Nderkohe qe pershembull per Parisin ne 2017 u pronotuan 40,000 dhe ne 2018 – 38,000 tregon se ka nje rrenje prej 5%.