Debati që na hapi Mihali

19 Gusht 2019, 09:06Sociale TEMA

Nga Auron Tare

Tani që gjakrat u qetësuan pas incidentit te Porto Palermos mendoj se ja vlen një debat profesionist larg politizimit mbi problematikat e mëdha që ka turizmi shqiptar.

Publiku në fakt pa dhe u tmerrua me pjesën përjashta te furgoni por një debat i mirëfilltë profesional duhet të flasë edhe për pjesën e brendshme të furgonit.

Pra shërbimin turistik dhe vizitorët.

Ky debat mendoj unë është edhe thelbi i problematikës së turizmit shqiptar.

Mihali e mori gjykimin publik por profesionistët duhet të debatojnë dhe të nxjerrin përgjegjësinë paksa më thellë. Mbi cilësinë e guidave, licensimin e tyre profesional dhe jo fiktiv, licensimin e shoferëve që punojnë në sektorin e turizmit, përgatitjen e tyre profesionale.

Kompania që organizonte këtë grup spanjollësh, çfarë licensimi ka psh?

Në Sarande më thanë që kjo kompani e përdorte gjithmonë restorantin Pa Norma si pjesë e ndalesës turistike. Pra a kanë qenë guidat dhe shoferi të përgatitur për një shërbim turistik profesional apo ashtu alla shqiptarçe kanë filluar një sherr që përfundoi si një film aksionesh?

Duhet thënë se ata që punojnë me turizmin sot në Sarandë janë pjesa më e madhe të marre nga rruga, me paga shumë të ulëta të pa trajnuar dhe të pa përgatitur.

Ky është realiteti i terrenit.

Shikoni në Sarandë pleq dhe plakat të ulura anës rrugës me tabela në duar ku shkruhet Rooms for rent. Imagjinoni se çfarë shërbimi turistik mund të afrojë ky kontigjent qytetarësh që kanë lënë kopshtin pa ujitur dhe dalin rrugëve për të peshkuar ndonjë hallexhi, vizitorët apo turistët.

Vërshimi i një numri turistësh në Shqipëri e ka gjetur vendin të pa përgatitur si në aspektin e infrastrukturës së shërbimit si në mentalitetin e vendit për të krijuar një industri shërbimi.

Imagjinoni se çfarë po ndodh në Sarandë përshembull kur dy herë në javë vjen një anije kruaziere loë cost e cila zbret në qytet 3 mijë turistë që bredhin rrugëve gjysëm të zhveshur duke sjellë një impakt real në kulturën e këtij qyteti të vogël.

Imagjinoni fshatra të vogla në përgjithësi tradicionale që papritmas përballen me një numër të lartë të huajsh që sjellin edhe ata një kulturë të ndryshme.

Të gjitha këto krijojnë një impakt si në kulturën e vendit si në natyrën e vendit. Çështje që as nuk i ka menduar kush t’i adresoje si një rrezik potencial në zhvillimin e turizmit.

Mund të rendis edhe një mori pikash të ndryshme në këtë shkrim por do të doja me të vërtetë një bisede profesionale mbi këto çështje.

6 komente në “Debati që na hapi Mihali”

  1. Turisti says:

    Jo Auron jo, gjykimin tani e meritoni ju dhe miqte tuaj ne qeveri, se politikat e turizmit i keni vete ne dore dhe s’keni bere asgje perveç betonit ku jeni specialistë. Po marr vetem nje shembull: aksioni per lirimin e plazheve ne mes te sezonit turistik! A ka njeri me dy fije mendtë te krijoje kete rremuje pikerisht ne kulmin e sezonit turistik ? Ky quhet SABOTIM i turizmit dhe nuk besoj te kete ndodhur rastesisht. Ky Mihaleja kishte ndertuar keshtjelle aty. Si eshte e mundur qe askush nuk e pa ? Askush nuk kishte dijeni ? Mire ky e ndertoi se aq e priste truri, por kush jane pergjegjesit e shtetit qe ja lejuan te vepronte ashtu? Kur te filloj shteti te funksionoj atje lart, atehere pa merak se do filloj te funksionoj edh kjo ceshtje e guidave dhe shofereve. Por ju doni rremuje, sepse jeni te paafte dhe merreni vetem me bizneset tuaja.

    1. Petro says:

      Po si ti kuptojne shkeljet ne dimer ku plazhet jane te shkrete, se kush i ka zaptuar dhe kush jo? Vetem ne vere mund te shihet zaptimi i reres nga te “fortet “.
      Ju qe hapni gojen ku ishit ne kohen e babushit. Ose ishit nen krahun e tij, ose nuk ua mbante te perballeshit me te fortet e bizneseve qe ishin mbi ligjin.
      Problemi eshte tek korruptimi i policise lokale. Ata nuk duhet te kenë familjaritet me individe apo biznese apo edhe me politikane. Se pastaj ndodh qe policet te fshehin krimin per nje rryshfet ne dore apo per nje pjate me mish qe e hane badjava tek te marret si puna e Mihalit apotek të tjere qe jane kaq shume.
      Qeveria, ministri te marrin seriozisht pranimet dhe testimet ne policine e shtetit. Koha e xhandareve rajonale duhet ti vije fundi nje here e pergjithmone.

  2. Eri says:

    Mire ore mire qe e do ” profesionale” ti , por ku i ke profesionistet ,apo ai cik minister qe sikur ha arapash, edhe gjyshi im te jep uje ne shosh para atij…te kishim ne shtet ai lokal nuk do ekzistonte fare, keshtu qe , rri i dashur Auron bej ato ekspeditat e je ne rregull me veten e “shoqerin”…Ketu ka mare fund i dashur ..

  3. niqifor doda says:

    I lexoj shkrimet e here pas hershme te Z. A. Tare dhe me thene te drejten me pelqejne. Situata ne Sarande dhe jo vetem, eshte vertet ajo. Por ne Sarande operon dhe Z. Tare. A mund te na thote se si i perzgjedh ai guidat dhe si i paguan ?
    Pyetja nuk eshte dashakeqe.
    Ju falemnderit !

  4. Atdheu says:

    Turisti, ta jap une pergjigjen. Lejen ja ka dhene ai Kryetari i Bashkise Vlore (me gjithe ato shkelje ne vend qe ai te ishte sot brenda ne burg, shetit si kapadai), qe u doli dje ne mbrojtje ketij biznesmeni. Prishen pallatin e Lulit. Si nuk zbriten disa km me poshte ne bregdet ta shikonin kete shemtire ndertim qe ka bere. Shtet hapi syte dhe mos fli dhe lerini llafet, se jane fukarallek.

  5. I paemërt says:

    Shporrini greket e Athines nga ato ane kolonet e ardhur aty si ky psikopati Mihal se vetem ato jane problem aty dhe bie Bregdeti ne qetesi por edhe azaret e Athines e qepin “halen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje