Debati që na hapi Mihali i Qeparoit

18 Gusht 2019, 18:10Sociale TEMA

Nga Auron Tare

Tani qe gjakrat u qetesuan pas incidentit te Porto Palermos mendoj se ja vlen nje debat profesionist larg politizimit mbi problematikat e medha qe ka turizmi shqiptar.

Publiku ne fakt pa dhe u tmerrua pjesen perjashta te furgoni por nje debat i mirefillte profesional duhet te flase edhe per pjesen e brendeshme te furgonit. Pra sherbimin turistik dhe vizitoret. Ky debat mendoj une eshte edhe thelbi i problematikes se turizmit shqiptar.

Mihali e mori gjykimin publik por profesionistet duhet te debatojne dhe te nxjerrin pergjegjesine paksa me thelle. Mbi cilesine e guidave, licensimin e tyre profesional dhe jo fiktiv, Licensimin e shofereve qe punojne ne sektorin e turizmit, pregatitjen e tyre profesionale. Kompania qe organizonte kete grup spanjollesh,. cfare licensimi ka psh? . 

Ne Sarande me thane qe kjo kompani e perdorte gjithmone restorantin Pa Norma si pjese e ndaleses turistike. .Pra a kane qene guidat dhe shoferi te pregatitur per nje sherbim turistik profesional apo ashtu alla shqiptarce kane filluar nje sherr qe perfundoi si nje film aksionesh?

Duhet thene se ata qe punojne me turizmin sot ne Sarande jane pjesa me e madhe te marre nga rruga, me paga shume te uleta te pa trajnuar dhe te pa pregatitur. Ky eshte realiteti i terrenit. Shikoni ne sarande pleq dhe plakat te ulura anes rruges me tabela ne duar ku shkruhet Rooms for rent. Imagjinoni se cfare sherbimi turistik mund te afroje ky kontigjent qytetaresh qe kane lene kopshtin pa ujitur dhe dalin rrugeve per te peshkuar ndonje hallexhi.
Vizitoret apo turistet. 

Vershimi i nje numri te madh turistesh ne Shqiperi e ka gjetur vendin te pa pregatitur si nje aspektin e infrastruktures se sherbimit si ne mentalitetin e vendit per te krijuar nje industri sherbimi. Shqiptaret tradicionalisht nuk shquhen per sherbim. Imagjinoni se cfare po ndodh ne Sarande pershembull kur dy here ne jave vjen nje anije kruaziere low cost e cila zbret ne qytete 3 mije turiste qe bredhin rrugeve gjysem te shveshur duke sjelle nje impakt real ne kulturen e ketij qyteti te vogel.

Imagjinoni fshatra te vogla ne pergjithesi tradicionale qe papritmas perballen me nje numer te larte te huajsh qe sjellin edhe ata nje kulture te ndryshme. Te gjitha keto krijojne nje impakt si ne kulturen e vendit si ne natyren e vendit. Ceshtje qe as nuk i ka menduar kush ti adresoje si nje rrezik potencial ne zhvillimin e turizmit
Mund te rendis edhe nje mori pikash te ndryshme ne kete postim por do te doja me te vertete nje bisede profesionale mbi keto ceshtje. Duke ju falenderuar per komentet e shumta per pjesen e pare. .

4 komente në “Debati që na hapi Mihali i Qeparoit”

  1. tirana says:

    TANI PO E KUPTOJ SE SA SHUME NGJAJNE SHQIPETARET ,NGA SJELLJA ME ANADOLLAKET E TURQISE . KAM SHKUAR NE TURQI DHE JANE SI DY PIKA UJI PER NGA MIRSJELLJA . ATA JANE TE TURPSHEM .KETA TONET 10 HERE ME KEQ .
    FUNDRIRAT NHK DUHET TI AFROHEN TURIZMIT .
    JETOJ NE EUROPE DHE KETO FUNDRIRA NUK I GJEN .
    QOFTE EDHE PANKAT JANE SHUME TE SJELLSHEM .

  2. Maksi says:

    Nuk mendoj se guidat apo shoqeruesit e turisteve kane ndonje peshe ne ngjarje te tilla. Mire keta kishin qene fatlume se kishin shoqerues, po ata qe udhetojne vetem çfarë, duhet te jene te përgatitur per tu ndeshur me hanxhinjte e marre si puna e ketij monstrës?
    E gjitha fillon te respekti ndaj ligjit. Ky respekt nuk vjen se njerezit jashtë jane te respektueshëm, por vjen NGA FRIKA E LIGJIT, qe perkthehet me frikën e vënies së ndonjë gjobe e deri tek ndjekja penale. Ne vendet perendimore njerezit duken te edukuar sa na bejne ne shqiptaret te dukemi si specie tjeter. Nuk eshte se jane shume larg nesh për nga sjellja. I gjithe ndtyshimi eshte se ia kane friken pasojave. Se sa ndryshe jane nga ky kafsha Mihal, duket kur e leshojne veten pas ndeshjeve te futbollit ku tifozet e skuadrave rivale luftojne me cfare kane perreth kunder njeri tjetrit në mënyrë brutale, aq sa policia i skedon dhe nuk kane te drejte te udhetojne jashtë bendit ne raste ndeshjesh nderkombetare.

  3. Cen says:

    Trip Advisor koment per Mihalin viti 2015

    Beware!!!! Dangerouse place, dangerouse owner!!!!”
    Dec. 20, 2015

    H H (2 reviews)
    Beware!!!!!
    Whoever goes in that place, probably will be attacked by the owner. The first time we went at the beach, the owner got physical by punching a couple who dared to sit both in the same sunbed . The boy got a broken nose and was bleeding all over, the situation was resolved by the police. The second time the owner attacked another couple, our friends. Even this time the police arrived in time while the owner was about to pull a gun on them. All our friends who visited this place had the same appalling experience . Food very bad and very expensive for what you get because you pay as if you are dinning in a 5 star hotel. He sells the cultured fish for wild fish. For breakfast 2 eggs, 2 cups milk, jam and coffee costs 30 €. I advise you to steer clear of Panorma hotel &restaurant or you’ll find yourself in big trouble….
    Date of visit: August 2015
    Helpful? 76
    Panorama

  4. Gjuha e bukur shqipe says:

    Publiku – Njerezit ,Njerezia
    Trajnuar-Mesuar,Ushtruar
    Realiteti-E tashmja
    Imagjinoni-Perfytyroni
    Impakt-Shtytje,Shtyse
    Real-Vertete
    Guide-Udherrefim
    Debat-Fjalosem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje