Lulishtja “1 Maji” kthehet në oaz çlodhës, ja si po shndërrohet në një hapësirë për të gjitha moshat

19 Gusht 2019, 11:06Sociale TEMA
Lulishtja “1 Maji” kthehet në oaz çlodhës, ja si po

Lulishtja “1 Maji” në kryeqytet po transformohet tërësisht, duke u kthyer në një hapësirë dinjitoze për banorët e zonës dhe jo vetëm. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, kjo zonë po merr dita-ditës pamjen e një oazi të vërtetë, jo vetëm argëtues për të vegjlit, por edhe çlodhës për grupmoshat e tjera.

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë po vijojnë me zbatimin e projektit, ku përpos rehabilitimit të lulishtes, po punohet për vendosjen e stolave, ndriçimin, si dhe vendosjen e elementëve të nevojshëm për ta kthyer atë në një hapësirë çlodhjeje.

Gjithashtu edhe të moshuarit nuk do duhet të luajnë më në shi e diell, pasi do kenë një hapësirë dinjitoze të krijuar posaçërisht për ta. Kjo për faktin, se pjesë e lulishtes është edhe një shesh i ri, ku është vendosur një strukturë metalike, duke krijuar kushte sa më komode për këtë kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje