Sa dembelë janë shqiptarët?

19 Gusht 2019, 16:43Sociale TEMA

19 gushti është Dita Ndërkombëtare e Dembelizmit. Në shtete të ndryshme të botës, njerëzit i kushtohen çlodhjes dhe shkëputjes nga stresi i përditshëm.

Kohë më parë, Çajupi shkruante: “Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë.” Por sot si jane shqiptarët: punëtorë apo dembelë?

Kështu, “më dembelë nuk bëhet” shprehet një djalë, e ndërsa një zotëri i ardhur nga emigracioni thotë se “ne jemi si komb dembelë”.

Ndërkohë, një grua që po nxiton për punë deklaron:

“Unë jam punëtore për vete. Por ne shqiptarët jemi pak dembelë, duam të rrimë gjithë ditën nëpër kafe.”

Dikush tjetër, një i moshuar, sqaron:

“Dembelizmi ka mbetur që nga koha e Turqisë. Por sot, shqiptarët janë bërë dembelë, pasi punë edhe s’ka, por edhe nuk i preferojnë. Duan punë të mira, në shtet kryesisht.

Nga ana tjetër, një student rrëfehet:

“Prindërit e mi janë punëtorë, po ashtu edhe gjyshërit e mi. Edhe unë jam punëtor gjithashtu, ndaj nuk e festoj ditën e dembelizmit.”

“Jemi shumë punëtorë”, pohon një zonjë, “por këtu në Shqipëri nuk kanë mundësi shqiptarët, ndërsa jashtë shkëlqejnë.”

1 komente në “Sa dembelë janë shqiptarët?”

  1. Rrumpalla says:

    Ne jemi dembelë në shtëpinë tonë, por shumë të bindur dhe punëtorë jashtë shtëpisë tonë. Por është ajo e shkretë para që justifikon dembelizmin apo të qënit puntor. Në të gjithë botën një lloj është. Ka Gjermanë, Angkezë, Francezë, Amerikanë që bëjnë sikur punojnë në punët shtetërore apo private qofshin. Janë emigrantët ( duke përfshirë dhe ne Shqiptarët)që punojnë si qeni nga mëngjesi në darkë, dhe bëjnë sikur punojnë vendalijtë kështuqë përparojnë kombet e tyre duke lënë në varfëri dhe prapambetje vëndet tona,sepse nukë ka më forcë punëtorë të shkolluar dhe të mënçur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje