Së fundmi jemi njohur me një masë tjetër të ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në favor të zbatimit të rregullores në burgje.
Të gjithë të burgosurit që kërkojnë takime speciale ( gjë e cila është e lejueshme) duhet të vërtetojnë : se personi që ata do të takojnë është personi bashkjetues sipas përcaktimit të këtij termi në Kodin e Familjes.
Pra në mënyrë të drejtpërdrejtë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve po i thotë stop çdo mundësie të prostitucionit në burgje.
Pikërisht pas këtij urdhëri i burgosuri Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 prej disa ditësh refuzon që të marrë ushqim, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve.
Kjo e fundit nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga i burgosuri për takime speciale më të zgjatura, pasi nuk ka plotësuar dokumentet që kërkohen.
Ne shqiperi ka shume njerez qe nuk hane mengjes e darke nga fukaralliku.Ky dreken e hengerka.Le te beje autoerotizem muti.Ne kohen e xhaxhit ky do punonte kokulur ne ferme me lopate.