Tentohet grabitja e një banke, arrestohet ish komando në Librazhd

21 Gusht 2019, 09:39Kronika TEMA

Një person është arrestuar pasi akuzohet se tentoi të grabiste një bankë rre horës 01:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Librazhdit.

Personi i arrestuar është identifikuar si Lenci Kazazi.

36-vjeçari ka thyer xhamin e derës së bankës dhe në tentativë për të hyrë brenda është zbuluar pasi ka rënë alarmi i sigurisë.

Kjo ka bërë që uniformat blu të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të arrestojnë 36-vjeçarin.

Ndërkohë po policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I arrestuari ka punuar si efektiv i batalionit komando si dhe ka marrë pjesë edhe në një mision ushtarak në Irak.

3 komente në “Tentohet grabitja e një banke, arrestohet ish komando në Librazhd”

  1. Pajdhany says:

    Qeka pergatit mir nga euroatlantikasit per ksisoj operacjonesh nate..

  2. lani says:

    Gjejuni pune ketyre kafsheve se s’dine te jetojne ndryshe pervecse me dhune!

  3. Lani says:

    Ushtart e Enverit ishin te stervitur po nuk grabitnin as banka as dyqane.Kta ushtart e demokracis lan nam tu vjedh banka furgona me lek dhe dyqane floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje