Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, gruaja gjen burrin të vdekur në oborr

20 Gusht 2019, 19:51Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare. Një 53-vjeçar u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Castelfidardo të Italisë.

Shqiptari doli nga banesa dhe do të shkonte të takonte një mikun e tij në shtëpinë e këtij të fundit.

E shqetësuar që bashkëshorti nuk po kthehej pas disa orësh, gruaja shkoi vetë ta kërkonte. Ajo mbeti e shokuar kur gjeti burrin të shtrirë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij.

Gruaja lajmëroi menjëherë urgjencën, por pavarësisht ndihmës që iu dha, 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Shkaqet e vdekjes së tij janë të paqarta.

Mediat italiane raportojnë se në shtëpinë ku 53-vjeçari kishte shkuar, nuk kishte asnjë njeri. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet i ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje