Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit”.
Duke folur për investimet e pritshme në Pogradec, Rama tha se “me patjetër në vijim nis transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit”.
“Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobuzët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët?
Së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit dhe me patjetër në vijim, transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit?
#PogradeciqëDuam☀ #ShqipëriaqëDuam??”- shkruan Rama. (TemA)
Shqiperia ka nevoje urgjente per katakombe per ujerat e zeza se po rreshkasim nga fekalet. Zbukurimet beheb me mbrapa. Te jepet nje zgjidhje per Lanen ne mes te kryeqytetit se na mbyti pocaqija.
Po faleminderit, mor djalê .