Ditën e djeshme zv.kryeministri, Erjon Braçe, sulmoi FSHF-në për nxjerrjen në shitje të “Arenës Kombëtare”.
Ndërkohë, sot FSHF-ja i është përgjigjur me anë të Bardhyl Minxhozit, i cili sqaron pse Federata ka nxjerrë në shitje emrin e “Arenës Kombëtare”, i cili është në fazën e fundit të punimeve.
“Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiumin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.
FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori.
Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:
Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA
Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit.
Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.
Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.
Bardhyl Minxhozi
Administrator i stadiumit”
Ja çfarë shkruante dje Erjon Braçe
Pyetje per cdo tregetar:
1. Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
2. Cila banke ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
3. Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
4. Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
5. Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
#SanSiro ne Milano ishte oligark nafte?
#SanPaolo ne Napoli ishte oligark financash?
#ArtemioFranchi ne Firenze ishte oligark sigurimesh?
#OldTrafford ne Manchester emrin e ciles kompani mban?
#Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur nje emer tregetar?
Te gjitha keto kompani, kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!
Kur nuk tregetoni dot garen tuaj, #mosshisniQemalStafen
(TemA)
lajm i fundit,fshf vendos emrin e stadiiumit te albanistonit: ”erdogan sehir” ,ta gezoni muslims!
”hakan shukur”,nje emertim ideal………….
Edi Rama: ” Shkoo!”
Erion Braçe:” Ham, ham, ham,….ham,…ham, ham,….ham,………..ham.!”
Te zhduken emrat e byrazereve Qemal, Qamil, Beqir, Mahmut apo gojoreve Jorgo, Spiro, Raqka. Po sikur ta quajme stadiumi “Nene Tereza”? Ajo e donte shume sportin dhe vecanerisht futbollin. Po te kishte patur instagram, do ishte lidhur patjeter me nje futbollist. Vetem Mithat mos e vini emrin, vereni Abaz Kupi me rastin e 75-vjetorit te luftes. Stadiumi kombetar nuk ka nevoje per emra qensh, komuniste apo balliste, byrazere apo pederastesh me frak. Thjesht Arena Kombetare mjafton.
Illyrian staduim – ashtu duhet te quhet
”ilirians” mes 90% ”hasoneve” shqipfoles!!! ku jo pak me larg stadiumit ngrihet big xhamia e sullton doganit!! YPOKRISI,hasonet nuk mund te citohen kurre si ”ilirians”…………
une kam mendimin ti ja vere emrin kompania e skelave ,,,shume bukure do binte ne vesh /////skela syla///// ha ha ha
Stadjumi e ka patur dhe e ka emrin ai eshte quajtur e do quhet STADJUMI KOMBETARE QEMAL STAFA se boll me jemi mbushur me emra te huajsh qe mund te jene edhe trafikanya a kriminela dhe ne ver emrat e tyre . U çkombetarizuam krejte , po ne kemi emra heronjsh njerez te ditur , rilinas . Nuk ka burr nene qe tja ndryshoje emrin se per ndryshe hidhet ne ere . Gjithashtu kerkoj qe keto kryebashkjaket e rinj se bashku me qeverine , ti ndryshoje sa me pare emrat e rrugeve shkollave etj. brenda vitit ardheshem sepse ne i kemi herojt dhe njerezit e ditur dhe i baltosim ndersa bota ben nga balta heroj ne i bejme herojt balte pra ato qe jane vendosur tash 30 vjete te ndryshohen .
Disa propozime:
TRUMP – te qofshim fale
ERDOGAN – burazer
MARKEL – EU negociata
PUTIN – na rrofsh meneren
Tom Doshi – tham una qe t’ja vem emrin.
Po juna, si thoni ?
Toma asht goxha djale: here hero , here trafikant, here gangster, here politikan, here hajdut, here kryetar kshilli bashkiak, here mik, here armik…
Te gjitha i ka Toma, veç burr i mire nuk eshte – as burre, as i mire.
Po mire more ti qe e ke emrin malok qen, me llogjiken tende edhe Tereza emer i ardhur nga pushtimi fashist apo romak eshte keshtu qe edhe ti nuk je larg nga emrat komunist, turq apo gojoret.
Ne Europe apo USA jane te rralle ata qe dine per Ilirine se c’fare ka qene e kush e pason. Ne kemi vendosur emra te c’do lloji, deri ne bush e klinton por s’kemi asnje vend apo cep qe tu thote te huajve turiste qe kjo eshte Iliria.
Tjeter, si u ndertoka shtepia dhe s’paska te ardhura per mirmbajtje, dhe ti themi komshiut qe po mi nderrove ti tjegullat kur te thyhen do them ne lagje qe eshte shtepia jote. Te keqen e llogarise i thone!
Une jam per stadiumi Iliria se bota do ndegjoje dhe do behet kurioze per Ilirine.
Tani eshte koha e revanshizmit ballisto-zogist. Do ia vene emrin Esat Toptani.
Stadiumi KMY ose EHV.
Le tja vejn emrin Zaho po deshen se ai i cop pallat osht. Kur qeveria tjeter te boj stadium olimpik athere folim per Non Terezen
Arena Rilindja – Rama futbolli qe do. Ose futboll per Shqiperine ose-ose Lali Eri Stadium.