Klasa politike italiane do të parakalojë sot në Pallatin e Kuirinales, residenca zyrtare e presidentit, Sergio Mattarella, ku formacione të ndryshme do të propozojnë krijimin e një qeverie të re pas prishjes së koalicionit Lega-Lëvizja Pesë Yjet.
Takimi është parashikuar në orën 16:00 (14:00 GMT), kur presidenti, i cili në sistemin parlamentar italian mban peshën kryesore për zgjidhjen e krizës, do të fillojë bisedimet e tij tradicionale me një telefonatë me paraardhësin e tij Giorgio Napolitano, 94 vjeç (maj 2006-janar 2015).
Menjëherë më pas ai do të presë presidentët e Senatit dhe Dhomës së deputetëve dhe të gjitha grupet parlamentare duke përfunduar të enjten me takimin më të rëndësishëm me drejtuesin e Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), i cili fitoi zgjedhjet legjislative 2018 me më shumë se 32 % të votave.
Pavarësisht se sot kreu i Legës (ekstremi i djathtë), Matteo Salvini, numëron teorikisht në sondazhe 36-38% të votave dhe Lëvizja Pesë Yjet (M5S) vetëm 15- 16%, në parlament vendet e tij vlejnë vetëm për 17% të fituara në zgjedhje.
I cilësuar si i papërgjegjshëm dhe oportunist dje në Senat nga kryeministri në ikje, Giuseppe Conte, Salvini ka mbajtur linjën e tij: ai do t’i kërkojë presidentit “rrugën mbretërore” kthimin në votime sepse në demokraci gjëja më e bukur është të votosh.
Salvini e zhyti Italinë në krizë më 8 gusht duke ndërprerë pa palajmëruar një “martesë të papajtueshme” të lidhur 14 muaj më parë me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S), të cilën e akuzoi se po kundërshtonte vazhdimisht projektet e tij ekonomike dhe duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme.