Qeveria i bllokoi firmën e fondet, Voltana hiqet sikur s'ka ndodhur gjë: Duhen zgjedhje të reja për Shkodrën, jo marrëveshje politike për të zgjidhur krizën

21 Gusht 2019, 08:30Politika TEMA

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duke mos e dorëzuar mandatin.

Dy ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunksionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e punimeve në investime të tjera.

Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë.

Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1.

Një çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes.

Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri”, tha Voltana Ademi.

Pra, ajo duket se ka ndërmend të vijojë detyrën dhe të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por mbetet të shihet sesi do të veprojë tani që qeveria i preu fondet.

Po ditën e djeshme, ajo foli për mediat duke kërkuar zgjedhje të reja për Shkodrën.

Qytetarëve, sipas saj i është mohuar e drejta për të zgjedhur, jo vetëm duke ju referuar 30 qershorit, por zhvillimeve pas kësaj date, që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit për shkak të akuzave.

“Unë dua të shpresoj që shpejt të kemi zgjedhje për Shkodrën, besoj do kemi zgjedhje për gjithë Shqipërinë, por ngjarjet e Shkodrës e kanë dëshmuar se qytetarëve u është mohuar kjo e drejtë, prandaj duhet t’u jepet sa më shpejt mundësia për të zgjedhur.

Zgjedhjet vendore nuk janë vendim që lidhen domosdoshmërisht me atë që them unë.

Dua të them që askush edhe unë në këtë rast, nuk do merrja guximin që të veja njerëzit e ndershëm të qytetit përballë krimit kur bëhet fjalë për të vendosur qoftë edhe Voltana Ademin në një pozicion, të vështirë në një situatë kriminale”, u shpreh Ademi.

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës shtoi se është kundër çdo marrëveshjeje politike mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.

Kujtojmë që pak ditë më parë Voltana Ademi u shpreh e prerë se nuk do ta lëshojë bashkinë derisa, sipas saj, në vend të ketë zgjedhje të vërteta.

5 komente në “Qeveria i bllokoi firmën e fondet, Voltana hiqet sikur s’ka ndodhur gjë: Duhen zgjedhje të reja për Shkodrën, jo marrëveshje politike për të zgjidhur krizën”

  1. John says:

    Nuk duhet te qendroje qeveri ne Tirane nese jugu apo Veriu ne mazhorance nuk e duan ate.E njejta gje vlen dhe per pushtetin/shtetin lokal.Dhuna respektive e njeres krahine mbi tjetren nuk vlen,shemton,rrenon themelet e bashkeekziistences mes shqiptareve.Ligjet e mira e te zbatuara drejt,gjykatat e marrevrshjet politkke transparente per rregullome e reformime te sistemit politiko elektoral jane instrimente efektive e dezinjuar per situata te tilla.

  2. Sal says:

    Sharabajke qe te hane hype tane llomi i Shkodres.

  3. Johani says:

    Hajt mos u merzit molotovoltana se shpejt basha do te te quaje edhe ty si jozefinen dikur qe i thoshte kurve,ndoshta ty ste thot ashtu direkt por me pak se lavire jo,te siguroi se do te deshperohesh si te gjithe ish demokratet e dikurshem qe sot ose hane dhe ose jane te turperuar per te kaluaren e tyre.

  4. Olimpia says:

    Jam I bindur se ne se e majta propozon nje figure te afte,me kulture dhe te paster,e fiton Shkodren .Nuk eshte e thene te jete katolik apo mysliman ,perkundrazi nje figure qe nuk ngaterron fene me politike do te ishte shume interesante .Ndoshta nje personalitet I pavarur nga radhet e profesoreve universare ,me formim ekonomik do te kishte shans te zgjidhej dhe ndofta te punonte mire.Shpresoj qe shumica e shkodraneve e kane kuptuar pas 30 viteve se ngjyra politike ne zgjedhje vendore ka pak vlere.Themelore Jane aftesite praktike ,largpamesia ,ndershmeria dhe dedikimi ndaj problemeve qe ka bashkia dhe njerezit.Natyrisht militantet fanatike nuk ndryshojne ,por besoj se at a Jane pakica.

  5. frida says:

    Tash ka fitu Voldana, kur po thote neser se une, dojsha me ba kopshte e banesa per popllin por nuk me lane. I tash e mbrapa Voldana del kryetarja ma e mir. Po i kjo asht budalle mor vllazen, a po munet kush me numru nji sen te mire si ka ba kjo per Shkodren, hiqjuni te marres se veç te marret po i shkojne pas. Boll me nji kta biba qi slajne ftyren e vet e jo ma me rregullu punt e hallet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje